Kanavaro: Nder qe theva rekordin e Maldinit
Italia udhetoi drejt Bazelit, per te zhvilluar nje ndeshje miqesore, ndaj Zvicres. Ndeshja u zhvillua te merkuren ne mbremje dhe u mbyll ne barazim pa gola. Nata e se merkures pati edhe nje te vecante tjeter per mbrojtesin, Fabio Kanavaro. Kapiteni i "Axurreve", Fabio Kanavaro, kaloi rekordin qe mbante Paolo Maldini, per ndeshjet e luajtura ne Seria A. Kanavaro luajti ndeshjen numer 127 me fanellen e Italise kunder Zvicres dhe pavaresisht ketij fakti, theksoi se ndihet i nderuar qe numeron me shume ndeshje se Maldini, nje prej legjendave te futbollit boteror. "Eshte nje nder i madh qe vesh kete fanelle vetem nje here dhe kjo eshte enderr per te gjithe, qe ne femijerine e tyre",- shpjegoi Kanavaro. "Por eshte nje nder edhe me i madh qe do te pasoj Paolo Maldinin, i cili ishte dhe mbetet, nje shembull i vertete per shume nga ata qe e duan futbollin. "Per mua, rekordet jane per t'u thyer, keshtu qe jam i sigurt se e njejta gje ka per te ndodhur edhe ne te ardhmen. Serish, mendoj se eshte nje nder i madh dhe e di me mire tani se kam pasur nje pergjegjesi te madhe per vendim tim." Kapiteni i te Kalterve foli edhe per finalet e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Ai vijoi:- " Se pari ne duhet te kualifikohemi, pastaj e ndiej se edhe ata qe jane lojtare te rinj do te bejne te pamunduren per te mbrojtur kuroren e Kupes se Botes. Nese ne luajme me te miren nga ana jone, mendoj se ekipin tone nuk e thyen asnje skuader tjeter".