Eto: Nje dite do te rikthehem serish te Barca
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto shenoi ne ndeshjen e pare per klubin, ndonese zikalterit u munden 2-1 nga Lacio, ne Superkupen e Italise. "Jam i lumtur me faktin se si po ecin gjerat tek Interi, edhe pse nuk jam 100 per qind ne forme, - shprehet Samuel Eto- pershtypjet pas ndeshjes se pare qe luajta ne Superkupe, ishin shume pozitive. Ne e dominuam ndeshjen dhe krijuam shume raste per te shenuar". 28-vjecari diskutoi pastaj marredheniet e tij me trajnerin Hoze Murinjo dhe partnerin e sulmit, Diego Molito. "Trajnerin e pelqej shume, une perpiqem qe te jap sa me shume qe te jete e mundur me qellim qe ai te kenaqet, - vazhdoi lojtari - nje lajme i mire eshte fakti qe do te jem ne sulm me Militon. Kuptohemi shume mire dhe na mbetet qe ta vertetojme kete gje ne fushen e lojes". Eto u bashkua me zikalterit, si pjese e marreveshjes se shkembimit "koke me koke" me Zlatan Ibrahimovicin e Barcelones. Ai pranon se mund te rikthehet serish nje dite, tek katalanasit. "Gjithmone jam ndjere mire tek Barcelona dhe nje dite, mund te kthehem per te luajtur me kete klub te madh, por tani jam pjese e Interit. Ketu nuk kam ardhur per nje kohe te shkurter",- perfundon sulmuesi i Interit.