E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, akti i parë i katërshes se Kupes

ASA (Albania Sport Agency) - Teuta, tri herë fituese e Kupës së Shqipërisë (e fundit në vitin 2005) dhe Partizani, rekordmen shqiptar në fitimin e trofeve të Kupës (15, e fundit në vitin 2004) do të përballen sot në "Niko Dovana" (ora 15:00) , në sfidën e tyre të parë në gjysmëfinalet edicionit të 55-të Kupës së Shqipërisë. Takimi do të drejtohet nga tiranasi Bardhyl Pashaj.
Cifti tjetër Shkumbini-Besa është më modest përsa i përket statistikave. Peqinasit e Sejdinit marin pjesë për herë të dytë në gjysmëfinale, ndërsa Besa e Vasil Bicit për herë të dhjetë në katër ekipet. Trajneri Sejdini është shprehur në media se ekipit të tij i intereson pak ecuria në Kupë dhe se, Shkumbini mendon vetëm për mbijetesën në kampionat. Takimi do të drejtohet nga ndërkombëtari Albano Janku

GJYSMËFINALET
Grupi 1
11 prill 2007
Shkumbini - Besa
Fusha sportive e Peqinit, ora 15:00
Gjyqtarë: Albano Janku, E.Miho-D.Rexha
25 prill 2007, ora 14:30: Besa - Shkumbini

Grupi 2
11 prill 2007
Teuta – Partizani
Stadiumi "Niko Dovana", Durrës, ora 15:00
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj, D.Salaj-D.Koreshi
25 prill 2007, ora 14:30: Partizani - Teuta

FINALJA
16 maj 2007

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›