E Diel, 1 Nëntor 2026

Dasma kthehet ne mort, nje i vdekur, 2 te plagosur

Lezhe- Dasma kthehet ne mort, nje i vdekur dhe dy te plagosur nga te shtenat e nje arme ne momentin qe cifti kishte nisur vallen ne piste. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne fshatin Rraboshte te rrethit te Lezhes. Autori i dyshuar qe eshte ndaluar nga policia eshte 44 vjecari Roland Cupi, djali i dajes se dhendrit. Nje pakujdesi ne shkrehjen e nje cifteje gjahu, ka sjelle vrasjen e dasmores 50-vjecare Leze Hila dhe plagosjen e Sander Jacit dhe Hil Cakes. Policia tha se ngjarja ishte aksidentale, nderkohe qe te lenduarit jane derguar ne spital, ku mbahen jashte rrezikut per jeten.

Ngjarja

Burime zyrtare te policise se Lezhes shprehen se ngjarja tragjike ka ndodhur ne oren 15:30 te dites se djeshme ne fshatin Rraboshte, pak kilometra nga qyteti. Ka qene Nik Gjeta, i cili po martonte djalin e tij, ndersa dasma kishte arritur momentet kulmore te gezimit. Nga deshmite e mbledhura, ka qene casti kur cifti po kercente dhe digjte shamine e beqarise, kurse nipi i shtepise, 44 vjecari Roland Cupi, pasi ka marre armen e gjahut te te zotit te dasmes, ka filluar te qellonte ne ajer. Por ne nje moment pakujdesie, arma eshte ulur dhe ai ka qelluar per vdekje dasmoren Leze Hila qe gjendej perballe. Por shkrehja e armes se gjahut dhe shperndarja e sacmave ka lene te plagosur dy dasmore te tjere, Sander Jacin, 45 vjec dhe Hil Caken, po 45 vjec. Sipas policise qe hetoi ngjarjen, viktima ne momentet e para eshte nisur e plagosur rende per ne spitalin e Lezhes, por ka nderruar jete gjate rruges. Ndersa dy te plagosurit e tjere, Jaci dhe Caka, jane derguar ne spitalin e Lezhes. Burime te ketij spitali shprehen se Hil Caka eshte ne gjendje kritike per jeten dhe per pasoje eshte derguar ne koma drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane.

Hetimet

Situata ne fshatin Rraboshte eshte kthyer ne nje tragjedi te vertete kur autori i dyshuar ka mesuar per vdekjen e te plagosures dhe gjendjen kritike te dy te afermve te tjere. Policia tha se ne spitalin e Lezhes ka perfunduar edhe Roland Cupi, i cili pasi mesoi se Leze Hila kishte vdekur, ka kaluar ne depresion nervor. Zyrtare te policise vendore thane dje per gazeten "KJ" se Cupi mbahet nen mbikeqyrjen e mjekeve, ndersa vazhdon marrja ne pyetje e deshmitareve okulare. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes brenda 30 minutash. Sipas grupit hetimor, gjithcka ka ndodhur ne oborrin e shtepise, pasi Nik Gjoka po e zhvillonte dasmen ne ambient familjar. Krimi ka ndodhur ne afersi te avllise se shtepise, e cila ishte mbuluar me cader shiu, ndersa muri i avllise i kalonte dy metrat. Sipas eksperteve, lartesia e murit dhe cadra kane ndikuar ne zhvillimin e ngjarjes dhe pasojat e saj, pasi perdorimi i armes ka qene i kushtezuar, pasi vendi ishte shume i ngushte.

I dyshuari

Policia ka sekuestruar armen e krimit, e cila ishte ne pronesi te te zotit te shtepise Nik Gjoka. Ndersa vazhdon mbledhja e deshmive okulare te ngjarjes, ka qene e pamundur marrja ne pyetje e autorit te dyshuar te krimit, per shkak te gjendjes depresive te tij. Burime zyrtare thane se pritet permiresimi i 44 vjecarit per te vijuar hetimin.

Kryepolicet

Ne vendin e ngjarjes ka mberritur edhe drejtori i Krimeve te Renda ne Polici, Tonin Voci, si dhe drejtori i policise se Lezhes, Mergim Hoxha dhe drejtues te tjere te policise vendore, te cilet po punojne per zbardhen e plote te rrethanave te ngjarjes, pasi fillimisht eshte dyshuar per nje krim te qellimshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›