Fatoni: Lëreni Hoxhën rehat

Kitarisiti i njohur mitrovicas, Faton Macula, i cili ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdon të jetë i lidhur me zhvillimet në Kosovë
Ai ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë një porosi dhe për të shprehur mendimin e tij lidhur me rastin e hoxhës Irfan Salihu, pas shumë reagimeve që u nxiten nga fjalimet e tij rreth moralit të femrës në Kosovë
“Jam i tmerruar me mllefin të cilin e bartin njerëzit në vehte.E kam shikuar të tërë ligjeratën e hoxhës dhe në asnjë vend hoxha nuk i ofendon femrat shqiptare ashtu si pretendojnë disa, por i etiketon ato femra të cilat shqiptarët i kanë etiketuar edhe më rëndë. Po duket që njerëzit nuk po kanë punë tjeter por vetëm ulën, makiato, edhe po kapin muhabetin e Hoxhës.
Kqyrni punët e juaj vllazni e lëreni Hoxhën rehat,” ka shkruar ai.
Ndryshe, Macula ka filluar realizimin e albumit të ri muzikor, që do të përmbajë 13 këngë, të stileve të përziera mes Jazz dhe Hip-Hop. Do të ketë mysafirë të estradës kosovare dhe disa emra të njohur ne Amerikë.
Me anë të talentit dhe përkushtimi, Macula ka arritur të interpretojë në skena të mëdha botërore dhe ka bashkëpunuar me yjet si Mark Anthony, Missy Elliot, Fantasia, Mary J. Blige, Carl Thomas, Gladys Knight etj. /Indeksonline/