E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush mbeti jashtë VFM-së?

“Video Festi Muzikor 2013”, i mbajtur të martën mbrëma në Prishtinë, shpërbleu videoklipet më të mira të vitit.

Megjithatë kjo natë është komentuar shumë për garën mes këngëtarëve për ekspozimin e trupit e për këtë falënderohej vazhdimisht disenjatori i tyre.

“Kjo pahtëson nivelin tmerrues kulturor të të ashtuquajturës elitë kulturore e këtij vendi, ku turbo-folku ose pop-folku, jane shprehja më e lartë kulturore, ose leitkultur. Këta njerëz dhe kjo frymë artistike/kulturore nuk është e denjë as për kritikë. Mirëpo, është shumë shqetësues niveli në të cilin kemi rënë”, thotë filozofi Agon Hamza për “Zëri”, duke shprehur pakënaqësinë e tij pse një ngjarje e tillë meriton vëmendje mediatike.

Ka pasur të tillë që nuk e kanë pranuar ftesën, si Jonida Maliqi, Genta Ismajli apo Xheraldina Rexhepi.

Rona Nishliu, në një intervistë ka deklaruar se nuk është ftuar në këtë eveniment, prandaj nuk ka qenë pjesë e tij.

Ronela Hajati apo anëtarët e “Babastars” po ashtu kanë mbetur jashtë sallës 1 Tetori.

Shoumeni Besim Dina thotë se i duket absurde të marrë pjesë në organizime ku shumicën e herave flitet për stajlling e për veshje. “Nëse marrim ta kopjojmë Hollivudin, duhet ta kopjojmë edhe cilësinë, jo vetëm zhveshjen”, pohon Dina. Ai nuk ka qenë pjesë e “Starcard VideoFestit”, ndërsa thotë se është idhtar i madh i origjinalitetit.“Për mua, ka shumë rëndësi origjinaliteti. Për këngëtaret që armë të fortë e kanë zërin, çdo gjë tjetër është e pavlefshme. Nuk shitet kënga me trup”, ka përfunduar Dina. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›