Fatos Hoxha: Berisha nuk gabon në zgjedhjet që bën, kjo është forca e tij
Deputeti demokrat, Fatos Hoxha, duke folur për Ora News, ka thënë se kjo mazhorancë nuk mund të përçahet sa të ketë në krye të saj Sali Berishën. Deklarata e tij kishte të bënte me atë që ndodhi në Kuvend lidhur me votimin e kandidatit të ri të KLD-së.
Kishin deklaruar nën zë dhe mbi zë se nuk do të votonin Çefën për diversion, ndaj u krijua artifica për të krijuar atë situatë në Kuvend. Dhe kandidatura u votua sërish konform ligjit. Çefa nuk ishte vënë në dyshim. Nuk mendoj se mund të bëhet provë gjenerale me mazhorancën për Presidentin, janë të dështuara. Ishte një diversion. Çdo lloj aludimi apo fërkim duarsh që mazhoranca do thyhet është virtual, në çdo moment që Berisha të kërkojë solidaritet të mazhorancës të jeni i bindur që kjo mazhorancë nuk luan asnjë votë. Janë lakuar shumë emra, mazhoranca i ka votat sa kohë është Berisha në krye të PD-së dhe Qeverisë, ai nuk gabon në kriteret e personit që përzgjedh, kjo është forca e tij, deklaroi Hoxha.