E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gjyqi ndaj komisionereve

E marte 17 Prill 2012 1401 KUTI VOTIMI Ish-komisioneret e Dragushes ne Lezhe te akuzuar per shperdorim detyre dhe deformim te rezultatit te zgjedhjeve lokale te 8 majit kane dale para gjykates. Por seanca e pare ka zgjatur vetem pak minuta. Pas leximit te akuzes gjyqtari i ceshtjes ka vendosur shtyrjen e seances per shkak se mungonte njeri nga tete te akuzuarit. Sipas Prokurorise se Lezhes te pandehurit qe ndiqen penalisht ne gjendje te lire kane falsifikuar nenshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave te identitetit apo pasaportave te banoreve qe ndodheshin jashte shtetit diten e zgjedhjeve. Hetimet nisen pas denoncimit te ish-kandidatit socialist Rrok Rroku. Komuna e Dajcit ku ben pjese edhe fshati Dragushe u fitua nga kandidati demokrat Gjergj Doci. Seanca e radhes pritet te zhvillohet me 4 maj.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›