E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfart: Është bllokuar reforma zgjedhore? Unë shoh progres

Share

Edhe pse afatet për përfundimin e reformës zgjedhore kanë përfunduar, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, është shprehur optimist. Madje, sipas tij, deri më tani ka pasur progres për këtë të fundit.

Unë nuk shikoj ngërç sa i përket reformës zgjedhore, deri tani shoh progres, tha Volfarth nga Elbasani, ndërsa ka përshëndetur komisionin e reformës zgjedhore.

Reforma zgjedhore duhej të kishte përfunduar, por për shkak të zvarritjes nga mazhoranca, ajo është shtyrë dy herë dhe afati i fundit është lënë fundi i muajit prill. Megjithatë, pak ditë nga fundi i muajit, shenjat nuk janë shumë optimiste.

Ndërsa duke u ndalur tek zgjedhja e presidentit të ri, Volfarth, ashtu si herë të tjera, ka thënë se ai duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës. Ashtu siç thotë edhe kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›