E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi vizitë në Maqedoni, shtyhet mbledhja për nënkryetarin e KLD-së

Share

Mbledhja e parashikuar për ditën e nesërme, ku do të zgjidhej nënkryetari i ri i KLD-së, do të shtyhet. Burimet të gazetës Tema bëjnë me dije se presidenti Topi do të zhvillojë një vizitë në Maqedoni, e cila do të nisë nesër. Për këtë arsye, mbledhja do të shtyhet, për tu caktuar pas kthimit të presidentit Topi nga Maqedonia.

Vizita e këtij të fundit në Maqedoni bëhet në një moment delikat, pasi situata mes maqedonasve dhe shqiptarëve është tensionuar së tepërmi. Në qendër të diskutimeve që presidenti shqiptar do të zhvillojë me autoritetet maqedonase, pritet të jetë pikërisht situata e krijuar së fundmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›