Mark Marku: Grupi i PD si Byroja? Pak a shumë e vërtetë
TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku i ka dhënë dje një lloj të drejte deputetit tashmë të larguar nga kjo parti, Gazmend Oketa, i cili i krahasoi mbledhjet e grupit kuvendor me ato të byrosë politike gjatë regjimit komunist.
I pyetur për këtë çështje, Marku deklaroi se pak a shumë kjo është e vërtetë duke thënë se në një farë mënyrë mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së janë kthyer në formalizëm. “Është pak a shumë e vërtetë. Ka një lloj formalizmi në mbledhjet e grupit parlamentar. Por nuk shikoj ndonjë atmosferë të tipit, që një anëtar i grupit të mos ketë mundësi të shprehet. Kam përshtypjen se përgjegjësia për mungesën e një lloj dinamike të jetës së brendshme është sa problem i partive, po aq edhe problem i individëve”,- deklaroi, Mark Marku.
Ndërkohë ai e ka konsideruar vendim personal largimin e Gazmend Oketës nga PD-ja. Sipas tij, ky vendim erdhi si pasojë e pakënaqësive brenda partisë. Megjithatë Marku nuk e ka mirëpritur largimin përfundimtar të Oketës nga selia blu duke theksuar se shkëputja nga formacioni politik nuk është rruga e duhur. Madje ai shtoi se pakënaqësitë nuk duhet ta çonin kurrsesi Gazmend Oketën në divorc me PD-në.
“Është një zgjedhje personale dhe duhet respektuar si e tillë. Problemet e pakënaqësive ndoshta nuk duhet të çojnë në divorc me një formacion politik, sepse Partia Demokratike është një strukturë historike. Fakti që në një moment konstaton disa gjëra negative nuk do të thotë që duhet të shkëputesh nga kjo forcë politike. Unë do të shikoja si rrugë veprimi të kundërtën, që të punosh nga brenda, të ndikosh pozitivisht, që ato çfarë janë negative të shndërrohen në pozitive”, - u shpreh Marku.
I pyetur mandej lidhur me partia e re të qendrës së djathtë, që pritet të themelohet në muajin mars nga mbështetës të Presidentit aktual të Republikës, Bamir Topi, ai tha se kjo forcë politike nuk do ta dëmtojnë PD-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fatos Hoxha: Në partinë e Topit të gjithë dështakët OKETA: MBLEDHJET E GRUPIT TE PD SI ATO TE BYROSE