E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas motorin, vdes 22-vjecari

LUSHNJE-Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në orët e para të mëngjesti të ditës së dielë.

Ngjarja ndodhi pranë vendit të njohur si ‘Pushimi i Shoferit’ në rrugë dytësore kur një motor që drejtohej nga Sidi Kapo 22 vjec u përplas me automjetin tip ‘Fiat’, AA845 CJ. Si pasojë e goditjes fatale ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi 22 vjecar.
Policia që ndodhet në vendgjarje po heton shkaqet e aksidentit që i morën jetën të riut Kapo. Nderkaq efektivet kane shoqeruar drejtuesin e automjetit tip Fiat, shtetasin, Faruk Kuqaj, per te sqaruar me tej rrethanat e ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›