Fatos Nano: Nuk e mohoj aspiratën për të qenë President
12/12/2011 Rishfaqet sërish në skenë lideri historik i Partisë Socialiste
Në një intervistë për “Top Chanel” nga Londra ish-kryetari socialist Fatos Nano konfirmon dëshirën e tij për t’u zgjedhur president i Shqipërisë. Ai thotë se po kërkon partnerë nga të dy krahët politikë si dhe do normalitet me Partinë Socialiste. Ish-kryetari i Partisë Socialiste komentoi më tej zhvillimet politike në Shqipëri. Ai flet për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, rolin e qeverisë dhe të opozitës në këtë proces, si dhe për marrëdhëniet e tij me PS-në. Zoti Nano ndodhet në Londër me ftesë të Institutit Evropian të Shkollës Ekonomike të Londrës, ku ka folur për Shqipërinë.
- Zoti Nano, mirë se vini sërish pas disa vjetësh dhe kam përshtypjen se kohët e fundit jeni disi i tërhequr nga politika aktive. Është e vërtetë kjo, apo është thjesht një parapërgatitje për ndoshta një hap tjetër më të madh?
- Mirë se ju gjej dhe besoj se ka një domethënie të njohur edhe për publikun që “Top Chanel” dhe zoti Nano takohen në Londër. Më lejoni të them se është e lehtë të jesh i pranishëm në konfliktet e politikës shqiptare. Është e vështirë të tërhiqesh në distancën e duhur për të nxitur palët në konflikt që të qetësohen, të gjejnë dhe rivendosin urat e komunikimit. Unë jam në Londër me ftesë të Institutit Evropian të Shkollës Ekonomike të Londrës (London School of Economics, LSE) për të folur për Shqipërinë për të paraqitur vendin tim. Është e dobishme që të gjithë, të tërhequr ose jo, ta ndihmojnë Shqipërinë të prezantohet, të njihet, të bëhet tërheqëse dhe të gjejë sa më shumë partnerë në një moment kyç të rrugës së saj drejt Evropës së Bashkuar, kur edhe Evropa ka problemet e saj.
- Zoti Nano, kam përshtypjen se kohët e fundit keni një fjalor disi të kujdesshëm, shumë asnjanës, si një president në pritje. A e keni vendosur, do të kandidoni për postin e presidentit në zgjedhjet e vitit të ardhshëm?
- Unë dhe oferta që ju e shprehet në mënyrën tuaj profesionale jemi aty, me angazhimin dobiprurës për më shumë iniciativa dhe hapësirë bipartizane ose jopartizane, në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen evropiane për të bërë të kundërtën e asaj që ka ndodhur, për fat të keq, dy vjetët e fundit, kur dhe kampet e majta dhe të djathta të Parlamentit Evropian nisën të mbrojnë lojtarët respektivë, anëtarët përkatës të familjeve në debatin dhe konfliktin që solli ngërçin e njohur, që bllokoi dy herë rresht kërkesën e Shqipërisë për t’u futur në rrugën e anëtarësimit të plotë. Dhe jam shumë i vëmendshëm për të gjetur partnerët në të dyja kampet, që më në fund do ta bënin të qëndrueshëm prirjen që po shfaqet muajt e fundit për të konkurruar me njëri-tjetrin, pa shkatërruar axhendën kombëtare të integrimit.
- Zoti Nano, Shqipëria sërish edhe në samitin e fundit në Bruksel nuk pati ndonjë zhvillim në kuadrin e integrimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri Berisha thotë se fajin e ka opozita. Ju jeni në të njëjtën gjatësi vale me atë që thotë zoti Berisha se fajin më shumë e ka opozita?
- Unë besoj se jemi shumë vonë për të gjetur fajin. Unë besoj se secila palë e di përgjegjësinë e saj dhe unë jam i bindur se asnjëra nga palët nuk mund ta kryejë vetëm detyrën kombëtare të integrimit.
- Kush ka më shumë faj nga të dyja palët, zoti Nano?
- Ky nuk mund të jetë një terren konkurrimi negativ. Pra, të dyja palët kanë potencialet, eksperiencën, përfaqësuesit e duhur dhe të pazëvendësueshëm. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Pak a shumë, elektorati është i ndarë përgjysmë dhe Shqipëria nuk mund të hyjë me gjysma, as për shkak apo për faj të gjysmës së saj në Europë. Duhet të gjithë të vendosin duart, në formën që edhe fëmijët mbajnë njëri-tjetrin, që Shqipëria të mos humbë në mjedisin e ngarkuar më shumë probleme që ka edhe Bashkimi Evropian sot.
- Zoti Nano, si i keni marrëdhëniet me gjysmën tuaj politike, me Partinë Socialiste dhe me z. Rama, të përkeqësuar, inekzistente apo irelevante?
- Kjo është njohur. Unë nuk mund të shtoj ndonjë gjë të veçantë. Nuk bëhet fjalë për një reagim personal ndaj një investimi shumëvjeçar, që është i pranishëm në reformimin dhe në sjelljen e së majtës në qeverisjen me rekordet përkatëse dhe në aftësitë konkurruese që ajo ka shfaqur në politikën shqiptare. Besoj se është e mundur që të rivendosen të gjitha marrëdhëniet që bëjnë të mundur jo vetëm riaktivizimin e vlerave konkurruese të së majtës në Shqipëri, por dhe kontributet e saj kombëtare në bashkëpunim me faktorë të tjerë të moderuar të politikës shqiptare, që do të përshpejtonin procesin e integrimit.
- Zoti Nano ka shumë shikues, të cilët mund ta shikojnë këtë intervistë dhe që thonë përsëri “klasa e vjetër politike do të na drejtojë ne edhe pas 20 vjet e ca pluralizëm”. Ju si do t’u përgjigjeshit këtyre njerëzve që kanë këtë lloj shqetësimi, pasi kam përshtypjen dhe ju ndoshta mund të më ndihmoni, se besoj se nuk ka ndonjë vend në Evropën Lindore që ata drejtues që e filluan procesin e demokracisë të vazhdojnë të jenë sot e kësaj dite në pushtet ose të aspirojnë siç po aspironi edhe ju?
- Nuk besoj se kjo mund të trajtohet në mënyrë kinematografike. Madje edhe në produksionet e Hollivudit vlerësohen më shumë aktorët me eksperiencë, të cilët vërtet tërheqin publikun. Besoj se këtë e vendos vota, e vendos një publik i informuar dhe i vëmendshëm ndaj eksperiencës dhe ideve që çojnë vendin përpara. Sidoqoftë, le ta konsiderojmë si një shenjë vitaliteti, që Shqipëria vazhdon të përtërihet, duke siguruar një komunikim jo të keq midis brezave.
Bisedoi Arben Manaj
Marrë nga “Top Chanel”