Elmaz Sherifi shpall krijimin e LPD-së
09/12/2011 Nga PS del një parti e re
Kampit të majtë i shtohet një tjetër parti. Është ish-deputeti i Partisë Socialiste Elmaz Sherifi që ka ngritur një subjekt të ri politik të emëruar “Lidhja për Progres e Drejtësi”. Në këtë mënyrë, është sërish Partia Socialiste ajo që përçahet mes radhëve të saj. Kjo për vetë faktin se largimi i përfaqësuesve socialistë nga radhët e këtij kampi dhe krijimi i një formacioni të ri politik duket se është kthyer në traditë. Ishte ish-kryeministri Ilir Meta që krijoi LSI-në e më pas ish-deputeti i PS-së Petro Koçi që formësoi PSV ‘91, ndërkohë partia që do të drejtojë Sherifi është e treta që del nga gjiri i PS-së. Kreu i LPD-së, Sherifi, është një nga themeluesit e PS-së dhe tesera e anëtarësisë së tij mban numrin 13. Ai ka qenë një nga kritikët më të ashpër të drejtimit të Ramës, por asnjëherë nuk janë marrë parasysh vërejtjet e tij. Ish-deputeti i PS-së e bëri publike shpalljen e partisë së re në emisionin “Intervista nga Roalnd Qafoku”.