Pirro Andoni Ne vitin 86 solla nga Argjentina te kycur te dora dokumentin sekret qe i rrembeva CIA-s

Ish-ambasadori yne ne Argjentine tregon per grabitjen e shekullit. Si shtiu ne dore dokumentin teper sekret te CIA-s. Ankthi dhe tmerri qe po perjetonte Tirana zyrtare gjate superaksionit te rrembimit. Urdhrat dhe porosite qe i shkonin me shifra cdo cast
Takimi me Reiz Malilen dhe udheheqjen me te larte ne Tirane fillimisht me shkaktoi tronditje disa ditore
Nuk vonoi shume nga dita qe une raportova te dhenat e fundit kur nga kodi sekret i ardhur nga Ministria e Jashtme specialistet e ambasades me deshifruan urdhrin e ri te ministrit Malile. Pas tij ne kishim per detyre te merrnim tekstin e plote te letres gje qe na vuri jo pak ne mendime pasi nuk e dinim a do ta bente te mundur nje gje te tille zyrtari amerikan.
Megjithate me mikun tone shpirteror dhe politik Gerardo Farrani iu vume punes te arrinim ate cka na kerkohej nga Tirana.
Nga Tirana me erdhi urdhri tjeter qe ta merrja materialin shkresor ne ambasaden e Shteteve te Bashkuara te Amerikes te plote duke mos i munguar asnje element identifikimi ashtu sic ishte ne dosjen sekrete. Kryesisht detyra percaktonte dhe elementin kryesor te shkreses e cila duhej te ishte patjeter me logon amerikane ne krye madje edhe me etiketen identifikuese te shkreses ne te cilen te ishte e shkruar data dhe numri i protokollit te saj.
Pse Enver Hoxha e beri Pirro Andonin ambasador ne Argjentine
Para se te emerohej ambasador i Shqiperise ne shtetin e larget te Argjentines Pirro Andoni ka qene ne detyren e shefit te sektorit te jashtem te Institutit te Marredhenieve Nderkombetare i cili ishte ne perberje te aparatit te Ministrise se Jashtme. Drejtor i ketij instituti ne ato vite ka qene pikerisht Sofokli Lazri zyra e te cilit ishte ne seline e Komitetit Qendror te Partise se Punes. Ne institut ai kishte shkuar ne vitin 1979 bashke me shume kuadro te tjere si njohes i mire i politikes se vendeve ne zhvillim si atyre te Afrikes Amerikes Latine etj. Deri ne ate vit Pirro Andoni kishte qene per 15 vjet ne sektorin e jashtem te Radio-Tiranes. Atje si njohes i shkelqyer i gjuhes spanjolle kishte mundesuar berjen e qindra e qindra artikujve dhe komenteve ne lidhje me shume vende te Perendimit te cilat udheheqja e atehershme i degjonte ne radio ose i lexonte neper faqet e gazetave apo dhe ne buletinet e posacme qe dilnin cdo muaj. Nderkohe qe gjate 5 vjeteve qe sherbeu ne institutin me te rendesishem politik te shtetit ku punonte se bashku me Muhamet Kapllanin Pirro Andoni i pasuroi shume njohurite e tij ne lidhje me ceshtjet nderkombetare sidomos per vendet e Perendimit. Per sa me siper pas nje pune te gjate studimore ai arriti te bente nje liber analitik me karakter diplomatik qe ia kushtonte ceshtjes me aktuale me karakter nderkombetar te asaj kohe dhe pikerisht konfliktit te armatosur qe kishte shperthyer mes Anglise dhe Argjentines per ceshtjen e ishujve Malvine te ndodhura ne jug te Argjentines. Ne kete liber ai u jepte te drejte argjentinasve per vendosjen e kontrollit ne ishull duke aluduar se kishte ikur koha e mbajtjes se zonave koloniale. Nje sasi librash te ketille i mori ambasada jone ne Argjentine te cilat i perktheu dhe ua nisi te gjitha institucioneve zyrtare te shtetit te atjeshem te cilat kishin shume nevoje per mbeshtetje nga jashte. Por ne te njejten kohe Shqiperia po perdorte edhe forma per te perfituar kredo politike. Deri ne ate periudhe nuk kishte shkruar ndonje i huaj nje liber te posacem per ceshtjen ne fjale gje per te cilen Argjentina zyrtare kishte shume nevoje keshtu qe libri i analistit nga Tirana ishte i pari deri ne ato momente. Ndaj te shkruarit e nje libri te tille nga nje shtetas i huaj i nje shteti te larget dhe te vogel sic ishte Shqiperia beri pershtypje te madhe ne Argjentine. Detyrimisht atij iu be nje jehone e jashtezakonshme ne ate vend. Kete vleresim qe i behej nga qarqet e atjeshme zyrtare udheheqja jone komuniste e mesonte nepermjet informacionit qe i vinte nga burimet e saj diplomatike. Ne keto momente per te ndikuar disi ne forcimin e marredhenieve ndermjet dy shteteve Enver Hoxha propozoi qe pikerisht autori i atij libri qe tashme ishte bere i famshem te shkonte ambasador ne Argjentine. Keshtu ne korrik te vitit 1984 Pirro Andoni emerohet ambasador i jashtezakonshem dhe fuqiplote i Shqiperise ne Argjentine detyre te cilen ai e kreu deri ne vitin 1991. Pas kthimit nga Argjentina jeta e Pirro Andonit eshte e ngjeshur mes puneve voluminoze per perkthimin e shume librave artikujve dhe emisioneve ne te cilat vazhdon te punoje dhe aktualisht madje me intensitet te madh.
Plani i plote i CIA-s per operacionin sekret ne Shqiperi sipas letres misterioze te gjendur ne ambasaden amerikane ne Argjentine.
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Buenos Aires ndash Argjentine
Perkthim i teletekstit nr. 321-40-60 nentor 1975.
Objekti
Per tu vendosur ne biblioteken e ambasades.
Shume sekret.
Vetem per njohje te zotit Ambasador.
Ceshtja
Shqiperia.
Ne shtatorin qe porsa kaloi u zhvillua ne Nju Jork nje mbledhje me nje mik te cilin po e quajme M-008 udheheqes i qeverise shqiptare. Me ate u arriten nje sere perfundimesh M-008 u zotua te marre pushtetin te zevendesoje plotesisht Enver Hoxhen dhe pasuesit e tij. Agjenti yne ka vetem nje pjese te pushtetit.
Propozon te veproje keshtu
Te ftoje per dreke Hoxhen dhe ti hedhe ne pije helm me veprim te vonuar per te shkaktuar vdekjen e tij. Agjenti yne na tha se kjo eshte e vetmja rruge. Per me teper eshte e domosdoshme te behet sepse Hoxha jeton duke pasur nje dashuri te madhe nga masat te njejte si ajo e Gandit. Miku yne e konsideron plotesisht te mundshme se do te zgjidhet per te vazhduar Hoxhen dhe me kohe afersisht nje vit do te filloje te zevendesoje vazhduesit e Hoxhes duke vendosur ne vend te tyre njerezit e tije te besuar. Ne rast se do te fitoje levizja kemi diskutuar nje program minimum i cili vazhdon si me poshte
1. Vendosjen e marredhenieve zyrtare me te gjitha vendet e Perendimit me te rendesishme Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Angline. Konflikti i arit shqiptar do te zgjidhet nga gjyqi nderkombetar i Hages.
2. Shqiperia do te behet anetare e organizatave nderkombetare te ekonomise Fondit Nderkombetare dhe organeve te tjera te krijuara me kete qellim.
3. Te beje paqe me fqinjet e tij Jugosllavine dhe Greqine per te zhdukur me te paren te gjitha kundershtimet e ardhura nga lufta personale dhe ideologjike e Enver Hoxhes dhe e grupit te tij dhe duke firmosur me te dyten nje traktat te paqes miqesise e kooperimit qe hap neper te rastet kufijte e vendit.
4. Qeveria do te jete socialistenuk do te kthehet ne regjimin e perparshem. Nuk do te njihen demshperblimet e pronareve te meparshem te tokave por Shqiperia do te braktise politiken e saj te izolimit nderkombetar.
5. Qeveria e re do te zgjidhet brenda nje kohe prej 3/5 vjetesh duke pranuar rilindjen e te gjitha partive politike ne forme te gjere. Ne qofte se do te deshtoje ne tentativen e tij e do te zbulohet agjenti ka kerkuar dhe per kete eshte siguruar se do ti jepet strehim politik ne SHBA ne mungese te ketij ne ndonje vend mik. Per kete ai ka kerkuar dhe eshte siguruar se do ti jepen 3.000.000 dollare amerikane.
Me kete rast eshte zotuar te denoncoje te gjithe llojet e krimeve qe ai parashikon se do te zhvillohen ne Shqiperi nga ana e Hoxhes e vazhduesve te tij.
Po japim nje shpjegim mbi agjentin per ta patur ne kujtese ne te ardhmen
Behet fjale per nje njeri shume ambicioz. I tille eshte edhe plani i tij. Nuk ka ndryshuar ne ideologjine e tij. Ai vetem na bashkohet me ceshtjen e bashkekzistences me perendimin dhe me fqinjet e tij. I kemi sugjeruar qe deri sa te kryhen veprimet te jete i bindur ndaj Hoxhes dhe vazhduesve te tij. Ne rast te kundert mund te zbulohet. Kjo do te ishte fatale per suksesin e planit. Te gjitha keto duhet te mbahen parasysh ne funksion te suksesit te planit. Duhet te pergatitemi te kemi marredhenie diplomatike te plota. Tema eshte e nje karakteri shume sekret. Nuk do ti jepet ambasadave te tjera. Ambasadori i Buenos Airesit per kete njoftoheni nepermjet ketij do te jete i caktuar ambasador ne Tirane ne rast suksesi.
Buenos Aires 1960
HYRJE
Vijon nga numri i kaluar
Ne vitin 1960 eshte ndertuar nga CIA amerikane nje plan operacional pas te cilit shikohej shnderrimi i pushtetit politik te Shqiperise. Ne qender te ketij operacioni ka qene ish kryeministri Mehmet Shehu i cili ne baze te planit te ndare ne tre faza ai do te arrinte kreun e shtetit shqiptar dhe do te dirigjonte ate sipas porosive te kancelarive perendimore. Ky eshte plani sekret qe mesoi ambasadori yne ne Argjentine ne vitet 86 Pirro Andoni i cili sipas urdhrave te vecante qe mori nga udheheqja shqiptare e atyre viteve pas shume perpjekjeve me nerva te tendosura dhe gjakftohtesi ekstreme mes nje plani teper te detajuar dhe te sforcuar arriti ta realizoje superaksionin e shekullit duke shtire ne dore ate dokument shteterore me vlere te jashtezakonshme.
Nga numri i kaluar lexuesi i standard u njohe me faktin se si arriti pikerisht Pirro Andoni te emerohej ne detyren e vecante per shtetin e atehershem si kryediplomati shqiptar ne Argjentine. Pse e vleresoi se tepermi Enver Hoxha dhe propozimi i tij per emerimin ne fjalehellip etj.
Nderkohe ne vijim te intervistes se zotit Andoni ne kete numer
Lexuesi i gazetes sone do te njihet me peripecite e pashembullta deri sa ambasadori e shtyri ne dore dokumentin qe kishte kaluar ne ankth sfilites Tiranen zyrtare. Si e solli deri ne Tirane me canten diplomatike te kycur pas dores. Situata e krijuar pas takimit me ministrin e jashtem Reiz Malile deri sa shkoi ne zyren e Ramiz Alise. Cfare ndodhi ne udheheqjen me te larte te shtetit pas njohjes me dokumentin me misterioz te gjithe historise se shtetit komunisthellipetj.
Zoti Andoni ne intervisten e pare folet per konspiracion te jashtezakonshem qe ndiqnit ne komunikimin me Tiranen ne rastet me situata ekstreme. I tille ishte edhe kontakti tuaj i ketij rasti
Ky ishte jo rast i vecante por i jashtezakonshem madje as i papreceptuar per mendjen tone ne ate kohe se mund te vinte nje moment dhe ne do te ndesheshim perballe nje fakti te tille. Ishte nje komunikim teper sekret duke perdorur kode teper te sofistikuara ne zberthim.
Cfare pergjigje moret pas informacionit qe dhate
Po me te njejtin konspiracion ministri Malile qe kuptohej se ishte konsultuar dhe me udheheqjen me te larte te shtetit me thote qe te mundohesha te merrja informacionin e plote me nje kusht qe ne themel te tij te ishte e verteta e padiskutueshme. Keshtu qe sipas detyres se marre une e therrita Farranin serish dhe i dhashe porosi qe te bente shume kujdes por qe duhej me patjeter te sillte tere informacionin e materialit. Qe nga ky moment kishte filluar operacioni yne i fshehte per te marre ate informacion teper sekret qe lidhej per vendin tone. Per kete gje ishte ne dijeni tashme edhe drejtimi me i larte i shtetit te atehershem te cilet nuk mund te diskutohet se e prisnin me padurim te jashtezakonshem. Miku yne argjentinas Gerardo Farrani tashme me mision te miratuar nga Tirana madje edhe nga vete sigurimi i fshehte shqiptar u takua serish me shokun e tij amerikan me emrin Mendes me te cilin tashme e kishte shtuar disi shoqerine madje kishte pire edhe ndonje kafe. Ai sipas instruktimit qe i kishim bere ne pasi e kishte mbajtur nje kohe teper te gjate ne shoqerine e tij si rastesisht i kishte kerkuar edhe nje here ti tregonte per ate rastin e shkreses sekrete per ceshtjen shqiptare se nuk ia merrte mendja qe ne CIA te perzihej edhe nje udheheqes i larte komunist i atij shteti. Pasi kishte filluar Mendesi ti shpjegonte rreth temes dhe permbajtjes se letres pyetjet nga ana e Farranit per hollesi te metejshme u shtuan ne menyre te qellimshme derisa mesoi te gjithe sa thuhej aty. Pas kesaj sipas planit tone sekret ai erdhi serish te une per te me sjelle ate cka kishte mesuar.
Zoti Pirro cfare flitej konkretisht ne ate shkrese qe po behej legjende dhe qe kishte aq konspiracion
Flitej per nje organizim perfekt te nje operacioni te CIA-s te planizuar ne tri faza pas zbatimit te te cilave nepermjet Mehmet Shehut do te arrihej eliminimi i Enver Hoxhes dhe pas kesaj do te rrezohej pushteti politik ne Shqiperi. Farrani ndersa me tregonte mua ato cka kishte mesuar mundohej duke qene teper i sforcuar te tregonte saktesi duke mos harruar madje as gjerat me te vogla. Une pas kesaj sipas detyres sime informova serish ministrin per te gjithe permbajtjen e atij materiali i cili ne keto momente vazhdonte te ndodhej ne mister ne arkivin teper sekret te ambasades se supershtetit te fuqishem te Perendimit.
Ishin te kenaqur ne Tirane per kete lloj informacioni qe ne njefare menyre ju po u vinit ne dispozicion
Nuk e di. Por ata mund edhe te dyshonin per momentin per saktesine e tij se kete e vura re me vone. Megjithate nuk mund te them gje me garanci derisa nuk dija gje por gjithsesi te shtiesh ne dore nje material te kesaj natyre sdiskutohet qe ishte nje sukses i madh. Nuk vonoi shume nga dita qe une raportova te dhenat e fundit kur nga kodi sekret i ardhur nga Ministria e Jashtme specialistet e ambasades me deshifruan urdhrin e ri te ministrit Malile. Pas tij ne kishim per detyre te merrnim tekstin e plote te letres gje qe na vuri jo pak ne mendime pasi nuk e dinim a do ta bente te mundur nje gje te tille zyrtari amerikan.
Megjithate me mikun tone shpirteror dhe politik Gerardo Farrani iu vume punes te arrinim ate cka na kerkohej nga Tirana.
Mendonit se kjo gje mund te ishte fare e pamundur
Derisa nuk e kishim shtene ne dore ate cka deshironim cdo gje e mendonim. E dinim se nuk mund te ishte edhe aq e thjeshte sa mund te mendohej. Mund te ndodhte qe ne nje rast te tille per ti kerkuar fotokopjimin e saj punonjesi i ambasades amerikane te mos pranonte te arrinte deri ketu. Per ne ne nje rast te tille do te thoshte deshtim pasi asgje nuk do te kishte vlere pa faktet e pakundershtueshme dhe fakt ne ate rast do te ishte vetem letra dhe asgje tjeter. Gjithsesi ne do te benim cishte e mundur per te realizuar ate te cilen ne keto momente e konsideronim detyre absolute. Ajo detyre qe ne kishim marre persiper ato dite kishte kaluar ne nje ankth te madh edhe Tiranen zyrtare. Farrani menjehere sa ndahej nga une vazhdonte punen ku bente takime te shpeshta me amerikanin Mende dhe bisedonte me te per gjithfarelloj bisedash por vetem per punen e letres nuk fliste pasi ashtu instruktohej nga ne. Kemi parasysh se ai cdo veprim ashtu sic dhe u shpreha me pare e bente i instruktuar mire. Ne nuk e keshillonim qe te hapte problemin e letres sekrete me qellim qe te mos krijonim idene se per ate leter tani ishin vene ne dijeni te gjitha instancat me te larta te shtetit shqiptar dhe ndiqnin me ankth cdo veprim te argjentinasit qe ishte vene ne qender te asaj loje jo pa rrezik.
Mund te perbente rrezik per Gerardo Farranin ai veprim qe kishte ndermarre
Patjeter qe perbente pasi po te dekonspirohej qellimi qofte edhe rastesisht kur amerikani Mendes ta rikrijonte biseden me ndonje punonjes tjeter te ambasades per ate cka kishte treguar dhe per interesin qe tregonte Farrani nuk do te kalonte lehte. Ketu fjala eshte se nuk te falte kush kur kaloje ne sherbim te ndonje sigurimi tjeter aq me shume kur mund te flitej qe ti sherbeje nje sigurimi te nje shteti komunist. Por megjithate miku yne nuk donte tia dinte per shume hollesi. Ai ne takimet qe kishte shpeshtuar me amerikanin donte ti krijonte atij idene e nje shoqerie te sinqerte. Keshtu qe pas shume takimesh dhe pas shume bisedash per gjithfarelloj kuriozitetesh kur te rihapej gjoja si shume rastesisht edhe biseda e letres per Shqiperine te mos lihej dyshim se cdo pyetje behej e organizuar dhe e paramenduar.
Qe ta shkurtojme disi subjektin pa interes per lexuesin tuaj po ju them se pas shume kohesh dhe pas shume bisedash me Mendesin si rastesisht ne nje moment Farrani i kerkon te gjithe tekstin e letres per te cilen kishin folur pak dite me pare. Pas disa arsyetimesh dhe aludimesh nga ana e arkivistit amerikan duke mos ditur se per se duhej konkretisht se fundmi u arrit te merrej dhe teksti i letres se shumeperfolur ne qarqet me sekrete te shtetit tone. Une e lexova me nje interes te jashtezakonshem dhe me nje fryme duke perpire dhe detajet me parendesi te saj.
Per cfare bente fjale konkretisht gjithe ajo leter qe i kishit kushtuar kaq rendesi dhe qe se fundmi moret te gjitha te dhenat
Ajo sic te thashe edhe ne fillim pak a shume kishte gjithe planin e CIA-as per te permbysur pushtetin politik ne Shqiperi. Tashme ajo leter eshte bere e mundur te merret nga redaksia e gazetes suaj ne arkivat e Ministrise se Jashtme ku u vendos pasi e sollem ne madje edhe te botohet nga Dashnor Kaloci pikerisht me 16 korrik te ketij viti. Duhet te dini se ajo faksimile qe ju keni botuar eshte tamam letra qe une kam perkthyer nga materiali origjinal i shkruar ne spanjisht madje ne fund te saj eshte firma ime si autor i perkthimit pasi per shkak te konspiracionit nuk kishte dijeni asnje punonjes i ambasades. Keshtu qe une jo vetem e perktheva por edhe e shkrova me doren time pikerisht me makinen qe kisha ne zyren time te ambasadorit. Per sa i perket zberthimit te atij plani qe pershkruhet ne leter kishte te bente me operacionet sekrete te drejtuara nga CIA te ndare ne tri faza ne fund te te cilit Shqiperia do te ishte me nje sistem tjeter politik dhe e orientuar krejt nga Perendimi. Ne te flitej per nje udheheqes te larte te shtetit komunist qe do te ishte ne qender te gjithe ketij organizimi. Nuk bente fjale per emra konkrete por vetem per karakteristika dhe per pseudonime te tij gje qe ne nuk na linte asnje hije dyshimi se ishte fjala direkt per Mehmet Shehun i cili ne ate kohe ishte i shpallur si poliagjent i shume sherbimeve te huaja. Sic po kuptohet Enver Hoxha ka rene ne sinjale te informacioneve te tjera paralele dhe te ngjashme me ate qe po na binte ne ne dore ne ato momente. Gjithsesi ai sherbente qe edhe opinioni i larte zyrtar i shtetit te krijonte nje ide te qarte per sa aludonte. Madje une kam konstatuar vete edhe kryetare te partive komuniste te vendeve te ndryshme si ai i Spanjes ku une i perktheja te cilet nuk besonin versionin e akuzes se Mehmet Shehut.
Permbajtja e dokumentit sekret te CIA-s per planet e Mehmet Shehut.
Ai material fliste per nje plan sekret ashtu sic te thashe me pare qe do te ndermerrej nga CIA dhe qe do te vihej ne zbatim nepermjet njerit prej udheheqesve kryesore shqiptare ndonese nuk permendej konkretisht emri i Mehmet Shehut. Pershkrimi dhe pseudonimet qe perdoreshin ne materialin sekret te saj nuk te linin asnje dyshim per ate qe flitej saktesisht per vete Mehmet Shehun. Ai plan qe pershkruhej me hollesi ne ate leter ishte organizuar qe te vepronte ne tre faza. Ne fazen e pare perfshihej programi i Mehmet Shehut per te eliminuar Enver Hoxhen. Ne fazen e dyte parashikoheshin ndryshimet politike qe do te beheshin ne Shqiperi kur ne drejtimin suprem te saj do te vinte vete Mehmet Shehu. Pas kesaj faze Shqiperia do te lidhej menjehere me Perendimin pra do te rivendoseshin marredheniet e plota me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne ate plan aq sekret dhe aq te rendesishem per te ardhmen e nje populli fatin e te cilit mundohej ta merrte ne dore nje nga sherbimet sekrete me te fuqishme te botes theksohej ne menyre te vecante se ne Shqiperi nuk synohej te arrihej nje forme e plote e nje sistemi borgjez dhe kapitalist por do te kishte nje alternim dhe bashkejetese midis ekonomise dhe klases kapitaliste me ate te ekonomise sociale ku njerezit pa mbeshtetje ekonomike do te jetonin nepermjet politikash te studiuara vetem mbi baza sociale. Ndersa ne piken e trete te ketij plani parashikoheshin edhe masat qe do te merreshin ne rast se do te deshtonte gjithe operacioni. Ne kete rast parashikohej qe Mehmet Shehu te merrej ne mbrojtje nga Amerika ku ai do te kerkonte strehim dhe do ti jepej nje shperblim i majme qe me sa me kujtohet fliste per nje shifer prej rreth 3 milione dollaresh.
Cfare bete si e moret ne dore te gjithe tekstin e atij materiali sekret
Pasi e mora sipas procedures bera serish raportimet perkatese te ministri i cili nuk diskutohej qe e percillte ne organe akoma me te larta te shtetit. Nga Tirana me erdhi urdhri tjeter qe ta merrja materialin shkresor ne ambasaden e Shteteve te Bashkuara te Amerikes te plote duke mos i munguar asnje element identifikimi ashtu sic ishte ne dosjen sekrete. Kryesisht detyra percaktonte dhe elementin kryesor te shkreses e cila duhej te ishte patjeter me logon amerikane ne krye madje edhe me etiketen identifikuese te shkreses ne te cilen te ishte e shkruar data dhe numri i protokollit te saj. Nuk me ngelej gje tjeter vecse te vazhdoja punen intensive me mikun argjentinas. Ai e takoi serish punonjesin e ambasades dhe i tha hapur se derisa e coi deri ketu kete pune le tia jepte te gjithe shkresen te fotokopjuar ku te ishte e plote e gjithe faqja. Punonjesi amerikan per nje cast e pyeti se perse e kerkonte nje gje te tille deri ne keto detaje Nderkohe qe Farrani ishte pergjigjur se meqenese kishte marredhenie te vazhdueshme me shqiptaret donte te kishte njohuri te plota mbi ta. Pra ai i linte te kuptonte bashkebiseduesit se per te vlente shume njohuria qe pervetesonte por qe ajo te ishte e plote dhe pa shtremberime aq me shume kur ishte e vertetuar saktesia e saj. Keshtu arkivisti i ambasades gjigante u bind dhe nuk e sterholloi shume ceshtjen derisa e la te gjithe dokumentin e fotokopjuar ne doren e mikut te tij te ri te njohur se fundmi por me te cilin ishte lidhur shume shpirterisht. Ai as qe mund ta merrte me mend se ai dokument qe diten e neserme do te fluturonte drejt Shqiperise destinacionin e se ciles kishte pasur vete plani i konsideruar nga ata teper sekret.
Cfare bete pas kesaj
Do te veproja sipas urdhrit qe do te me vinte. Konkretisht me kodin sekret mora urdhrin qe ta sillja vete ne Tirane. Ashtu bera. Gjate nates bera perkthimin e saj ne zyren time pa pranine e askujt duke e shkruar vete me makinen qe kisha per kesisoj rastesh ne zyre. Pastaj e firmosa me doren time ne fund si autor i perkthimit te saj dhe keshtu eshte tashme edhe ne arkivin e Ministrise se Jashtme e shkruar qe atehere me makinen time ndersa ne fundin e saj eshte nenshkrimi im. E vendosa ne valixhen diplomatike per te bere levizjen e saj me procedurat e postes diplomatike. Urdhrin e kisha qe ta sillja vete ne Tirane dhe keshtu sipas tij u nisa menjehere. Canten nuk e leshova ne asnje moment nga dora derisa pas 13 oresh fluturim arrita ne Rinas. Aty kuptova qe isha ne masa te rrepta sigurie per te mos me ndodhur qofte as edhe me i vogli incident. Sa zbrita nga avioni takova vetem disa caste femijet qe ne ate periudhe po i mbaja ne Tirane dhe qe sipas porosise sime kishin dale ne Rinas per tu cmallur dhe u nisa rrufeshem me makinen qe me kishin derguar posacerisht. U ndala vetem ne zyren e ministrit Reiz Malile i cili me priste me nje padurim te jashtezakonshem dhe me deren hapur sikur donte te shkurtonte sa me shume kohen e marrjes se asaj letre te rendesise teper te vecante. Sa hyra ne zyren e ministrit dhe u takova me te i vendosa mbi tavoline valixhen ne te cilen ndodhej letra e shumepritur. Ne ato momente me ndodhi dhe nje dicka e papritur qe per momentin me shokoi. Ministri me thote ne menyre provokative nese do ta quaj sot une keshtu ate gjest se si arrita ta shtija ne dore nje material te tille me nje thjeshtesi te habitshme. U preka disi se nuk e prisja qe ai te shprehej edhe me mosbesim ndaj meje por megjithate nuk e dhashe veten por i shpjegova me durim te gjithe historine. Pas kesaj ai me uli ne nje tavoline qe ndodhej po brenda zyres dhe me tha qe te shkruaja me doren time e te pershkruaja edhe nje here te gjitha sa me kishin ndodhur dhe gjithe historine derisa kisha shtene ne dore ate material. Ashtu bera. Per rreth nje ore shkrova me shkrim dore me hollesine me te madhe te gjithe ate histori qe kishte perfunduar me marrjen nga arkivat amerikane te nje materiali te tille te nje karakteri teper sekret. Pas kesaj ministri duke e marre ne dore shkresen ne te cilen porsa kisha bere sqarimet me stilograf me lejoi te largohesha per ne shtepi dhe vete u nis per ne seline e Komitetit Qendror te Partise. Nuk e vija ne dyshim se po shkonte ne takim me Ramiz Aline.
Nuk ju thane gje juve me pas
Pas dy ditesh me therresin serish dhe me mbyten ne lavde duke e ngritur ne qiell punen time qe sipas tyre ishte me vlera te medha pasi u vinte kapak shume hamendesimeve dhe diskutimeve qe lidheshin me vete figuren e njeriut te hekurt te udheheqjes shqiptare Mehmet Shehut. Por ajo leter sherbente per te marre masa edhe ekipi drejtues i shtetit pasi Shqiperia ishte vene ne vemendjen e CIA-s prandaj te gjenin mundesi efikase per kundervenie apo dhe per mbrojtje.
Mund te pranoni se nga udheheqja e atehershme komuniste u gjet menyra e bashkepunimit per te realizuar ate plan pasi nje procedure e sakte nga sa eshte shkruar vite me pare u ndoq ne Shqiperi dhe kur u be permbysja e sistemit komunist
Nuk mund te flas me gjate derisa nuk kam gje te konfirmuar pavaresisht qe mund te jem dakord edhe me mendimin tuaj. Gjithsesi ky eshte nje mendim personal qe pak vlen ne analizen e pergjithshme.
Zoti Pirro pse kjo leter kaq sekrete qe bente fjale per Shqiperine mund te ndodhej ne ambasaden e shtetit amerikan ne Argjentine
Sepse sipas pikes se trete te planit te bere dikur sa te perfundonte gjithe operacioni Shqiperia pasi te kishte ndryshuar kursin politik dhe ne krye te saj te kishte Mehmet Shehun do te krijonte marredhenie te shkelqyera me shtetin amerikan. Keshtu ne zbatim te atij plani te organizuar nga CIA menjehere personeli i asaj ambasade qe atehere vepronte ne Argjentine do te zhvendosej ne Tirane me detyren e re diplomatike. Keshtu qe ajo ishte vene ne korrent per levizjet qe do te ndermerreshin ne Shqiperi qe ne fillim te operacionit. Prandaj edhe shkresa ndodhej pikerisht ne arkivin e asaj ambasade.