E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama për Avokatin e Popullit: Në shërbim të qytetarëve, jo të partive

(I përditësuar)-  Ndërkohë që ka përfunduar seanca dëgjimore për 12 kandidaturat për Avokatin e Popullit nga Partia Socialiste. Pas mbarimit të kësaj faze lideri i opozitës Edi Rama, pjesëmarrës në këtë proces deklaroi për Ora News se ka pasur një paraqitje dinjitoze dhe shumë cilësore kandidatësh.

Rama u shpreh se sistemi i ri përzgjedhjes i hap rrugën një të ardhmeje ligjore ku institucionet nuk do të jenë më militant partiakë, por do t`i shërbejnë me përpikmëri qytetarëve.

Kam besim se komisioni përzgjedhës do të jetë në lartësinë e kësaj sfide. Në këtë mënyrë ky proces do të jetë një gurë themeli për shtetin e së nesërmes. Do tu japim shqiptarëve institucione që i shërbejnë qytetarit dhe jo partive.

Ndërkohë procesi i selektimit parashikon dhe një kohë pyetjesh rreth 10 minuta nga ana e komisionit. Këto pyetje do të jenë në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.

*********

Avokati i Popullit, nis seanca dëgjimore e 12 kandidatëve të përzgjedhur nga PS

Ka nisur rreth orës 10:00 seanca dëgjimore me 12 kandidatët e përzgjedhur nga Partia Socialiste për kreun e Avokatit të Popullit.

Në seancën e dëgjesave janë parashikuar 15 minuta kohë për secilin kandidat, i cili do të paraqesë vizionin për institucionin dhe funksionin e Avokatit të Popullit.

Pas dëgjesave të 12 kanditatëve, procedura parashikon rreth 10 minuta pyetje që u drejtohen kandidatëve  nga komisioni i përzgjedhur nga Partia Socialiste.

Radha e shpalosjes së vizionit të secilit kandidat u përcaktua nga një short i hedhur paraprakisht.

Kesnofon Krisafi

Besnik Dervishi

Përparim Kabo

Qirjako Qirko

Bilal Kola

Igli Totozani

Blerta Kraja

Elisabeta Imeraj

Artur Lazebeu

Dëshira Subashi

Ermir Dobjani

Sokol Hazizaj

Emrat e 12 kandidatëve që do të dëgjohen sot dolën pas përmbylljes së fazës së parë përzgjedhëse, e cila mblodhi 33 kandidatë. Më tej, nga kjo listë u përzgjodhën 12 kandidatët që do të dëgjohen sot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›