Imigrantet shqiptare dhe festat ne Greqi

Rrobaqepesi Artan Anagnosti hap sirtarin dhe me nje melankoli te dukshme ne fytyre thote 22 euro kjo eshte xhiroja per sot dite festash. Xhiroja e rrobaqepsise se tij ne bulevardin Patisiu nje nga rruget me tregtare te Athines eshte barometri me i sakte i zhytjes melankolike te tregut dhe sigurisht te vete njerezve kete fundviti te krizes se thelle. Nuk ka festa sivjet vetem trishtim thote pronari i njerit prej dyqaneve me te famshme te veshmbathjes Vasilis Spanos qe nxiton ta argumentoje me shifra. Kemi nje xhiro 50-60 me poshte ne krahasim me vitet e meparshme ne disa raste edhe 70. Njerezit nuk kane para konstaton Spanos dhe duke ngritur supet ploteson Nuk e di se cpo behet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tregtari Vasilis Spanos ankohet per renien e xhiros
Te dyqanet e shtrenjta shihen vetem vitrinat
Per renie 40 te xhiros flet edhe Federata e Tregtareve te Greqise qe u ben apel njerezve te heqin friken dhe te blejne cte mundin por pa rezultat. Njerezit shkojne kryesisht tek dyqanet me cmime te uleta ose te konsumit masiv. Tek ato me artikuj te shtrenjte shikojne vetem vitrinat thote dhe tiranasi imigrant qe prej 18 vjetesh Gezim Bodinaku i cili ben fjale per konsumatore te shtrenguar kur vjen fjala dhe per bashkatdhetaret e tij.
Te gjitha jane me pakice qe nga xhiroja e ulet dhe deri tek dekori i vaket festiv dhe pa pemen e Vitit te Ri ne sheshin qendror Sintagma. shte viti i dyte pa pemen qe ne dhjetor te vitit 2008 kur shpertheu kriza plasen trazirat dhe policise iu desh ta mbroje me mburojat e saj nga mbeturinat qe hidhnin autonomet. Sheshi mbetet nderkohe edhe sivjet vendqendrimi i preferuar i shitesve te llotarive qe nuk shohin te shitet as malli i tyre i... shpreses. Lloto e Vitit te Ri eshte kjo. Sic e shikoj nuk ka shume pune njerezit ankohen nuk kane para. Shpresojme te shesim dicka me shume thote Ademi me friken se mund ti mbeten ne dore llotarite qe i mori me para borxh.
Dita sikur e zbeh me teper atmosferen festive. Qe nga bulevardet qe pushtohen nga tregtaret ambulante afrikanoaziatike por edhe lypesit sapo largohet policia deri tek sheshi Kumunduru ku dynden perdite rreth 1.500 te papune te vobekte dhe te margjinalizuar per te marre dreken qe ofron kisha dhe bashkia. Nderkohe pipeza indiane ne sheshin Omonia si edhe daullja dhe gajda e nje grupi muzikor ambulant qe endej neper rruget e Athines dhe kendonte kolendrat i perfshinin njerezit ne atmosferen festive.
Tregu i mishit - atmosfere festive
Aty ku padyshim rreh me force pulsi i festave eshte Varvaqios tregu qendror i mishit me gati shumicen e shitesve shqiptare. Pothuajse 80 e tyre jane shqiptare. Iu uroj shendet e lumturi familjeve te tyre thote shitesi Pirro Mika qe sapo nuhat ndonje patriot e kthen ne shqip dhe i ofron mish Picari sikurse thote.
Pirroja e di se edhe tavolina me e varfer festive e nderrimit te viteve ne familjet e bashkatdhetareve te tij veshtire se do te jete pa mish. Si zakonisht shqiptaret duan ta shohin tavolinen te plote qe te ngopin syrin. E tille do te jete tavolina ime. Me te gjitha. Sipas mundesive kuptohet. Por besoj se do te jete plot qe nga qengji i pjekur dhe deri te shume gjera te tjera qe do te shoqerojne qengjin thote Jani Duka nga Piqerasi i Sarandes qe na fton ne shtepine tij. Kriza e la pa pune qe ne muajin gusht. Ate por edhe nje nga tri vajzat e tij qe eshte me arsim universitar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Heqja e vizave per Shqiperine shton vizitoret nje emigrant mirepret vizitoret
Edhe pse me gjysmen e familjes te papune Janaqi me 23 vjet si mjek veteriner ne Shqiperi dhe 17 vjet ne pune te ndryshme ketu ne Greqi nuk e jep veten. Dicka kam arritur. Gjithe shqiptareve iu uroj nje vit te gezuar. Gjithcka do te ndryshoje per mire. Une jam optimist. Pavaresisht se jam i moshuar dhe nuk besoj se do te gjej pune.
shte ndoshta forca e nje optimizmi te tille qe ne kulmin e krizes e shnderroi heqjen e vizes ne nje fluks te papare udhetimi te shqiptareve drejt Greqise. Ndryshe nga cdo vit tjeter ne pikekalimet kufitare te Kakavise dhe Kapshtices sportelet punonin ne te dy drejtimet. Dominonte fluksi i kthimit ne atdhe por edhe rreth 3.000 ne dite hynin ne Greqi. Per here te pare tavolinat familjare ne imigracion jane plot dhe me gjithe pjesetaret e tyre.
Sivjet do te festoj ketu sepse me vjen motra per here te pare nga Shqiperia me rastin e hapjes se kufijve. Ishte nje hap shume i mire dhe shume i sakte i Evropes. Shqiptaret duhet te jene sa me te lire te dalin te festojne ne cdo vend te Evropes thote Alfred Zisi i cili ndjen siguri per punen e tij si pjekes por sic thote kriza eshte shume e rende dhe keto jane festat me te varfera. Vellane e kam ketu ne Greqi. Me mall te madh. Keta jane me letra. Shyqyr qe na u hap edhe ne rruga thote e motra Mariana qe e perlumturuar uron Sa me kendshem sa me mire. Njerezit te kene shendet.
Ndonje pune ne Shqiperi
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Disa kriza ekonomike i rikthen ne Shqiperi
Por tjeter ishte itenerari dhe tjeter aspirata e Dod Prenges nga Shkodra per vitin 2011 Ndonje pune andej nga Shqiperia cfare tjeter te pres. Jam ketu ne Greqi 12 vjet dhe kam ngelur pa pune. Gjithe 2010-en skam punuar fare. Ndertimi mbaroi. Do te shkoj ne Shqiperi dhe nuk besoj se do te kthehem me. fare te bej ketu. Paguaj buke drite uje qira. Nuk me leverdis te ri ketu. Po gjeta pune ne Shqiperi mire. Por ketu mbaroi. Valixhet e medha qe mban ne duar nuk lene asnje dyshim per vendimin e tij. E shoqja ishte kthyer qe ne gusht bashke me te birin.
Gjithkush me problemin dhe aspiratat e tij. Viti i sivjetshem nderkohe u dha shqiptareve rekordin e vizitoreve te Greqise ne mesin e krizes. Nje rekord domethenes per ata por edhe vete aspiraten mbarenjerezore ashtu si urimi i Joni Zisit 15-vjecar Gezuar gjithe shqiptaret. Gezuar Evropa.
Autor Niko Anagnosti/Athine
Redaktoi Auron Dodi