E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Nano nuk ka folur, por ka lozur me urtësinë, durimin dhe shpresat e shokëve të tij socialistë

Nga Xhevahir TAHIRAJ
Deri tani tërë opinioni i interesuar e i politizuar shqiptar e ka diskutuar dhe emëruar Partinë Socialiste të Vërtetë (91) si vazhdim të lëvizjes së Nanos dhe katarsisit të tij që nxiti në Partinë Socialiste. Madje interesimi i shumë dashamirësve të tij të lodhur nga pritja e gjatë e pozicionuan në LSI dhe një pjesë e mirë u kompaktësua në PSV. U bë gati 1 vit që në këtë parti janë kristalizuar strukturat; është përcaktuar qëndrimi ndaj çdo grupimi politik dhe vlerësim e qëndrim i të gjithë faktorëve dhe lidërve me kontribute dhe me mëkate në të majtën. Gjithashtu, është bërë i qartë dhe është arritur në definicione kolektive dhe arsyetime konsensuale politike, qëndrimi i papajtueshëm me qeverisjen e papërgjegjshme dhe me pasoja të rënda shkatërrimtare të Berishës. Është përcaktuar qartë ekipi drejtues i Partisë Socialiste si një ekip deviatorësh, i larguar nga të gjitha parimet politike dhe programore e sociale të të majtës duke iu nënshtruar aventurierit dhe përçarësit të madh dhe konfuz, Edi Ramës. Nano është vlerësuar dhe vendosur në ato face-book- e të merituara dhe të admiruara që ka shfaqur. As nuk është shtruar ndonjëherë dhe as ka pasur vlerë që ti përmenden edhe këtij ish- burri të shquar bëmat e përgjegjësitë e mëdha që ai ka për këtë gjendje të rëndë që po përjeton formacioni i majtë politik. Më thanë, që foli Nano, erdhi Nano, u deklarua Nano dhe në lajmet e mëvonshme e ndoqa me kujdes. Duke qenë se kudo ku vija, e takoja miq dhe shokë, të njohur e dashamirës të majtë e të interesuar pyesnin për atë, e kujtojnë, e duan, e shajnë por edhe e respektojnë e qartësojnë por edhe e kërkojnë. Ndaj prisja që ai tu buzëqeshte shokëve, miqve e dashamirësve. Kërkova edhe në shtyp se mos kishte thënë ndonjë gjë, a mos kishte dhënë ndonjë mesazh, por më kot. Nano nuk foli, Nano nuk u shfaq, ai nuk u pozicionua, por vetëm shënoi me gisht dhe me sy, me mimikë dhe ironi siç bën shpesh ai se ruan dhe fsheh veprime e lëvizje jo të çiltra. Çkuptohet pas thënieve të tij: Unë jam i vërtetë, Unë nuk mund të përçaj më tej të majtën, Mua as që më ka shkuar mendja, as kam vendosur për kandisim, etj., etj. Pra sipas Nanos, PSV(91) jo vetëm i paska marrë emrin por edhe smund të jetë i vërtetë pa të vërtetin Fatos. Nano nuk e përçaka më PS- në e Edi Ramës, siç bëri Meta e Koçi!? (Gjithmonë sipas Nanos). Fatosi akoma nuk ka menduar të kandidojë se ai është akoma anëtar i PS të Edi Ramës me teserën nr.1 të Fatosit dhe simbol i politikës së vjetër dhe anëtar i asamblesë së G. Ruçit. Dmth. Fatosi pret listat dhe rrëshqitjet e mëtejshme të Edi Ramës për ti dhënë shtytjen e rrëzimit nga maja apo gremisjen në kanal. Pastaj, Edi Ramën ta tkurrë brenda bashkësisë bashkë me partinë e tij G99E fondacionin Tahiri që së bashku me Saliun të formojnë qeverinë e Gërdecit, Pango-Bashës dhe Mediut, bashkë me gjeneratën e re të vullnetarëve të Mjaftit dhe Ramës. Pastaj jepet alarmi dhe me gisht në gojë tregohet gjëma me zë të lartë: E patë , çbëri Rama!? Atdheu në krizë, kriza në çdo derë dhe shumë dyer në mjerim. Çvlerë do të ketë ngushëllimi Nano, profecia e historia Nano? Po qe se kështu i zëntë mallkimi i popullit të gjithë ata që ia kanë me hile elektoratit të tyre. Ndaj veprimi i socialistëve të vërtetë ka qenë i kujdesshëm, i prerë dhe i qartë, ndoshta i ngadalshëm por konsekuent për tu veçuar nga shoqata Edi Rama qoftë edhe pse si paska pëlqyer Nanos, që për inat të të lënëve tek PS e vjetër që e flakën, e shkëmbyen me Cekën me pazare të pista. Mirëpo tashmë duhet të jenë sqaruar edhe ato dilema, nostalgjia dhe mbivlerësime të individëve se mund të përcaktojnë në suksesin e ardhshëm. Që nga anëtari i thjeshtë deri tek P. Koçi kanë qenë dhe janë të bindur se ky formacion i majtë, i ngritur i veçuar dhe mbështetur në parimet bazë të politikës institucionale do të udhëhiqet vetëm nga këto parime të larta. Asnjëherë nuk ka qenë, nuk është e nuk mund të jetë bisht, poltron, shtojcë apo strehë individësh të veçantë dhe aq më pak të atyre  që kanë hapur gropa e të cacra në rrugën tonë. Nga të gjitha këto, populli duhet të kuptojë se inatet dhe hakmarrjet për para e pushtet të udhëheqësve të majtë u ka pushtuar mendjet dhe shpirtin tërë atij grupi që e financon, kontrollon dhe drejton kupolën politike Rama-Berisha. Sado lëvizje fine dhe e kamufluar, sado nuhatje dhe perceptim të situatës reale të ketë Nano, gjithçka tha e deklaroi u ngjajnë pazareve, kompromiseve ashtu si edhe :mesazhi nga pallati i Brigadave për hir të interesave të gjera. Kuptohet që fushata do të bëhet e tëra kundër gjysmës së mollës së majtë Meta-Koçi. Besnikëria e marrëveshjeve Rama-Berisha për kushtetutën, Gërdecin, Kodin Zgjedhor, Prokurorinë, janë tashmë depozita më e madhe dhe garancia e pushtetit nepotikë-klanore e familjare. Të dy po luftojnë si ta frenojnë, acarojnë, zhvlerësojnë dhe ulin Ilir Metën, që e mallkojnë e akuzojnë si fajtorin që e solli Berishën dhe po e mban në pushtet atë. Vetëm naivët dhe keqdashësit mund ti hanë mbroçkulla të tilla. Mirëpo kjo sdo të mbesë me kaq, por me thellimin e fushatës LSI-PSV do të përballen me frontin armiqësor të parlamentit e qeverisë hije Rama-Berisha. Kjo ose do të shkatërrojë këtë bërthamë solide të majtë ose vendosmëria, guximi dhe shpërthimi i saj do të mbizotërojë elektoratin dhe do të ngjallë shpresat e shqiptarëve. Nëse populli do të arrijë të mbështesë dhe mbrojë votën e tij në Shqipëri do të bjerë pushteti i sulltanëve dhe pashallarëve. Mirëpo 3 muaj janë shumë pak kohë për të pajisur 700 mijë persona me karta, apo për të mbjellë 500 mijë pemë, për të legalizuar 120 mijë ndërtime apo për të përfunduar planin urbanistik të Tiranës, për të përfunduar akse autostradash dhe projekte qendrash të metropolit e qyteteve të tjera, për të kthjelluar dhe kompensuar pronat, për të kryer privatizimet e mëdha dhe zgjidhjen e statuseve të minatorëve, metalurgëve, ushtarakëve. Megjithatë do të dëgjojmë e dëgjojmë lloj-lloj premtimesh deri më 25 qershor, pastaj shakanë më fyese pse me të vërtetë i morët ju? Ca ishin edhe eufori fushate,- ju i kuptoni. Më i fituari dhe më i humburi në këtë betejë  do të dalë Sali Berisha, pas Ramës. Deri tani z. Sali e ka lozur mirë kartën e diversionit dhe përçarjes tek e majta. Edhe pse Ilir Meta, i vetmi që ka bërë opozitë e ka sulmuar qeverinë ashpër, kryeministri asnjëherë nuk i është kundërpërgjigjur, madje i ka sugjeruar Ramës të mirëkuptohet brenda aleatëve të majtë, duke ia cikrisur nervat e lodhura Ramës për shitblerjen e bërë midis tyre Gërdec-Kod Zgjedhor. Deri tani Rama ka qenë i sigurt se marrëveshjet kontraktuale të shtypjes së shqiptarëve me dorë të fortë ose Rama, ose Berisha, ose dyshe, e duan edhe ndërkombëtarët. Ndaj punoi me nxitim dhe e shkuli si gozhdë të ndryshkur Nanon nga baza e PS. I gjithë slogani i Ramës Larg politikës së vjetër dhe britma histerike se për 18 vjet ju kanë gënjyer ka qenë për të shumuar, pështirosur dhe larguar tërë gardën e Nanos nga Partia Socialiste e Vjetër si Bufin, Baçin, Ruçin, Naçin, Ulqinin, që kokulur dhe hipokrizish vazhdojnë të shpresojnë tek lulet, frutat e plepit, çoç do të bëjë. Jo më Nano se ushqen iluzion dhelpëror në atë shoqatë, dyshja Rama-Berisha e ka llogaritur qoftë me zgjedhje të drejta, të lira e të ndershme, qoftë me zgjedhje të manipuluara të marrin deri në 100 deputetë që pastaj me koalicion fluid të bëjnë kombëtaren blu ose portokalli sa u duhet për të drejtuar Shqipërinë drejt ndryshimit të madh, si deri tani. A nuk tallet Rama se do habitemi me koalicionin e tij të gjerë, përtej të majtës dhe të djathtës? po Berisha, nuk bën të njëjtën shaka se nuk kam nevojë të bashkohem as me Ramën as me Ilirin në në qeverisjen e 4 vjeçarit të ardhshëm? Nga njëra anë u thotë të dyve si Ramës e Metës se ditën kështu në duhet të flas ndërsa natën fle me kë të dua unë, për ti mbajtur ata larg e të skërmitur me njeri-tjetrin si dhe për tu thënë të vetëve të rrinë urtë se qeverisja e ardhshme duhet të një koalicion i gjerë, një sulltan e disa pashallarë. Politika shqiptare si majtas e djathtas ka nevojë për linf dhe rrota ka granatimin e vaisjen që biznesi i madh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›