E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Nano, rikthehet ne emisionin "Opinion"

Ish-Kryeministri i Shqiperise dhe lideri historik i Partise Socialiste, Fatos Nano, pas nje heshtje dy-vjecare larg medieve, rikthehet diten e sotme ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne televizionin "Klan". Ne mbremje rreth ores 22:00 ish-kryetari i Partise Socialiste, do te jete perreth 60 minuta ne studion e emisionit politik me te ndjekur ne Shqiperi, per t'u pergjigjur panelit te gazetarit. Lajmerimi i bere nga televizioni "Klan" per daljen publike te ish-kryeministrit Nano, ka ngjallur kureshtjen dhe terhequr vemendjen e opinionit publik. Mesohet se lideri historik i socialisteve, do te shpjegoje pse ka qendruar kaq gjate ne heshtje, pse e thyen heshtjen ne kete momente, cili eshte qendrimi i tij per Berishen dhe Ramen dhe cilat jane planet e tij, per te ardhmen politike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›