Meta: Pas fitores, hiqet TVSH-ja per librat
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, gjate nje vizite ne nje librari diten e djeshme ne Tirane, shprehu angazhim qe pas fitores se LSI, te hiqet TVSH per te gjithe llojet e librave. Gjate kesaj vizite, Meta u shpreh se eshte nje kenaqesi te vizitoje serish kete librari dhe shprehu mbeshtetjen per te gjithe krijuesit, per te gjithe botuesit dhe per te gjithe ata qe deshirojne te investojne ne kete lloj aktiviteti kaq te rendesishem te shoqerise sone. "Shpreh vendosmerine e LSI-se qe me fitoren e 28 qershorit, te ndihmojme librin, te ndihmojme krijuesit, te ndihmojme botuesit duke e bere zero TVSH-ne, per te gjithe llojet e librave dhe jo vetem per librat shkollore, por edhe per librin historik dhe artistik dhe keshtu me radhe", deklaroi ish-kryeministri i Shqiperise, Ilir Meta.