E Martë, 3 Nëntor 2026

Fatos Nano shtrohet në spital, ish-lideri historik i PS në gjendje jo të mirë shëndetësore

Fatos Nano, ish-kryetar i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër, mësohet se është shtruar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë. Lajmi bëhet i ditur nga burime spitalore, por pa specifikuar shkaqet dhe arsyet se përse ish-kryesocialisti ndodhet i shtruar në reaminacion.

Problemet me frymarrjen dhe ato në mëlçi kanë qenë prej disa kohësh shqetësime për Nanon. Edhe më 28 maj 2021 ai u paraqit në një spital në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Nga pamjet e publikuara Nano shihej të dilte nga makina e tij dhe u mor me një karrocë me rrota.

/rtsh.al/

(lajmi në përditësim)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›