E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Rexha kandidat i PD ne Paskuqan

Partia Demokratike ka perzgjedhur dje Fatos Rexhen, si kandidaturen e mazhorances ne zgjedhjet e pjesshme qe do te mbahen ne komunen Paskuqan. Keshtu, pas nderrimit jete te kryetarit te kesaj komune, Jashar Hoxha, ne muajin nentor te vitit te kaluar, PD percaktoi dje edhe kandidatin e saj per zgjedhjet qe do te mbahen me 24 shkurt. Pas dekretimit te dates se zgjedhjeve per kete komune nga Presidenti Topi, pritet qe edhe partite e opozites te vendosin kandidaturen e tyre per komunen ne afersi te kryeqytetit. Ish-kryekomunari Jashar Hoxha ishte nje kandidature e mazhorances qe e kishte marre kete mandat ne zgjedhjet lokale te zhvilluara me 18 shkurt te vitit te kaluar. Kandidatura e re e mazhorances, Fatos Rexha, eshte 35 vjec, banor i kesaj komune me profesion mjek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›