Meta e Bufi, ne delegacion me Berishen
Takimet ne Bruksel ne kuader te marrjes se fteses per anetaresimin ne NATO, si dhe klima e mire politike qe ekziston ne Shqiperi, kur behet fjale per integrimin ne strukturat euroatlantike, kane bere qe delegacionit qeveritar, te kryesuar nga Berisha, t'i shtohen edhe opozitaret Ilir Meta dhe Ylli Bufi. Kreu i LSI, Meta, ne funksionin e tij si kryetar i Komisionit parlamentar te Integrimit dhe deputeti socialist Ylli Bufi, si nenkryetari socialit i Kuvendit, kane udhetuar per here te pare ne nje delegacion qeveritar, pas me shume se 2 vite e gjysme qe qeveria drejtohet prej tij. Nderkohe qe gjate vizitave qe ka organizuar jashte vendit Kryeparlamentarja Topalli dhe kryetari i Shtetit, Topi, pjesemarrja e deputeteve te opozites ne delegacion ka qene e vazhdueshme, pjesemarrja e dy funksionareve te larte te dy partive me te medha te opozites, ne delegacionin qeveritar te kryesuar nga Berisha nuk i ka shpetuar as syrit te kreut te Aleances se Veriut. Ky delegacion bashkepunues dhe i perbere nga perfaqesuesit e forcave politike kryesore ne vend eshte vleresuar edhe nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Shefer. Sipas tij, kulturen e ndryshuar politike ne vend e tregon edhe delegacioni multipartiak, qe shoqeroi Kryeministrin Berisha ne Bruksel, i cili per Shefer eshte nje shembull domethenese per permiresimin e situates politike ne vend.
F.M