Pavaresia, jepen mesazhe urtesie
Dita e Pavaresise eshte shume e afert dhe vigjilja e saj ne Kosove po mbushet me pergatitje per ta pritur sa me qete dhe me paraqitje dinjitoze. Per kete, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, u kerkoi mbreme kryetareve te komunave qe procesi i statusit te permbyllet me sukses. Ai theksoi se tani Kosova duhet te pergatitet per te shpallur dhe festuar pavaresine ne menyren me dinjitoze, me mesazhe per qetesi dhe urtesi. Nderkohe behet e ditur se rreth 20 mije ushtare te KFOR-it, 7000 police te Kosoves dhe te UNMIK-ut dhe 1000 pjesetare te TMK-se do te jene 24 ore ne gatishmeri te larte, tri dite para dhe tri dite pas shpalljes se pavaresise.
Duke folur me drejtuesit vendore, Thaci u qartesoi se po mbyllet procesi i statusit, "per te cilin kemi investuar te gjithe dhe duhet ta mbyllim me sukses". "Prandaj, vijoi Thaci, kerkohet bashkepunim i ngushte mes autoriteteve lokale dhe atyre qendrore, nje koordinim i plote i angazhimeve edhe per organizimin e shpalljes se pavaresise, per kremtimin e asaj dite ne menyre sa me dinjitoze". "Kjo duhet te jete nje feste pa probleme, me mesazhe te urta, te qeta, ashtu si e meritojne qytetaret e Kosoves", iu tha Kryeministri Thaci kryetareve te komunave.
Thaci u kerkoi gjithashtu edhe qe "te punojne maksimalisht ne koordinim me autoritetet e UNMIK-ut, KFOR-it, SHPK-se dhe TMK-se". Kryeministri Thaci e zhvilloi takimin me kryetaret e komunave pas bisedes trepaleshe me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Xavier De Marnhac. Ne kete takim, qe u zhvillua me dyer te mbyllura, u diskutua per harmonizimin e veprimeve te qeverise dhe institucioneve te vendit me autoritetet e UNMIK-ut e te KFOR-it, ne fazen vendimtare te permbylljes se statusit politik te Kosoves.
Gjithashtu, Thaci takoi dhe gjeneral-lejtnant Sylejman Selimin, komandant i Trupave Mbrojtese te Kosoves dhe stafin e larte te Sherbimit Policor te Kosoves (SHPK), te kryesuar nga gjenerali Sheremet Ahmeti. "Tani Kosova ka planin e vet preventiv bashke me autoritetet e UNMIK-ut dhe NATO-s. Gjithe kjo vemendje i kushtohet garantimit te integritetit territorial te Kosoves", deklaroi Thaci. Ai kerkoi nga drejtuesit e TMK-se dhe SHPK-se, te shtojne koordinimin e angazhimeve me institucionet e vendit dhe ato nderkombetare, "gjate dhe pas shpalljes se pavaresise se vendit".
Kryeministri Thaci shprehu mbeshtetjen e plote per reformimin dhe transformimin e TMK-se ne nje force te re te sigurise se vendit, ne perputhje me standardet e NATO-s. Ai perseriti mbeshtetjen dhe perkrahjen e Qeverise se Kosoves edhe per SHPK-ne, dhe paralajmeroi riorganizimin dhe transformimin profesional te SHPK-se pas shpalljes se pavaresise, duke vene ne dukje sukseset e arritura prej saj si nje sherbim profesional dhe shumetnik. Ed.Ku