E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat ruse nuk ndalim mbeshtetjen e SHBA-ve dhe BE-se

PRISHTINE - Pavaresia e Kosoves eshte nje ceshtje e kryer dhe procesi nuk mund te ndalet e as te kthehet me prapa. Kete deklaruan dje zyrtare te larte te Qeverise se Prishtines, ne lidhje me deklaratat e ambasadorit rus, Aleksander Botcan Kharcenko, per masat qe Moska do t'i perdore ne kundershtim te pavaresimit te Kosoves. Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, tha dje se bota perendimore, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian e mbeshtesin tashme Kosoven e pavarur dhe se deri te berja e shtetit te Kosoves, sipas tij, kane mbetur te perfillen vetem edhe disa ceshtje procedurale. "Rusia ka qene edhe me heret e involvuar pozitivisht ne procesin e Kosoves dhe mendojme se edhe ne te ardhmen do ta beje nje gje te tille. Momentalisht, besoj se perkushtimi i botes perendimore, ne radhe te pare SHBA-ve dhe BE-se, eshte shume pozitiv dhe i paperballueshem per forcat qe mendojne te kete regres ne rajon", tha Kuci.
Aleksander Botcan Kharcenko ka thene se Rusia ka pergatitur nje pako masash, ne rast se Kosova shpall pavaresine dhe ajo njihet nga vendet perendimore. Kuci ka komentuar dje se "vendimi per pavaresine tanime eshte i pjekur". "SHBA-te dhe BE-ja konsiderojne se nuk ka me vend per negociata e bisedime dhe se plani i Ahtisarit per pavaresine e mbikeqyrur me prani civile dhe ushtarake nderkombetare, shihet si zgjidhja me e mire e mundshme", pohoi Kuci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›