E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatura shumë e rëndë e qeverisë në ikje

dokuNga Skënder Demaliaj

Qeveria në ikje e Berishës do të mbahet mend si qeveri e dëshitmit, e rrënimit ekonomik, si qeveri e varfërimit të shqiptarëve, si qeveri që e shiti detin e Shqipërisë, si qeveri e uzurpimit të pushtetit në të gjitha qelizat e tij, si qeveri e babëzitur, që i vodhi dhe i rropi xhepat e qytetarëve shqiptarë, si qeveri e grabitjes së pasurive të shqiptarëve dhe nxjerrjes së tyre në ankand për interesa pushtetmbajtëse dhe për mbushjen e xhepave të saj, si qeveri e krimit dhe e korrupsionit, si qeveri që shkeli të drejtat e qytetarëve, e vrasjes së qytetarëve të saj.

A nuk i kemi dëgjuar partnerët tanë ndërkombëtarë të thonë se në Shqipëri mungon shteti ligjor dhe korrupsioni gjatë qeverisjes Berisha është rritur në mënyrë galopante?… A nuk jemi të gjithë dëshmitarë se qeveria nuk kontrollon sot gjithë territorin e saj? (rasti i fshatit Lazarat, ku qeveria është e pazonja të ndërhyjë – është shembulli më kuptimplotë). Të gjithë e shohim me sytë tanë paaftësinë e qeverisë për të mbledhur lekët e energjisë elektrike (mbi 50% e saj vidhet dhe nuk paguhet). Mjaftojnë vetëm këto për të arritur në përfundimin se Berisha po ikën duke lënë pas një Shqipëri jonormale.

Berisha është kryeministri më i dështuar në këto 23 vjet pluralizëm politik. Prandaj ka të drejtë Ambasadori Amerikan A.Arvizu kur pohon me plot gojën, me vetëdije të plotë (në emër edhe të shtetit amerikan) se zgjedhjet e 23 qershorit ishin historike dhe ashtu si ato të vitit 1992 ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin.

Në një vend normal armët nuk janë sheshit, me të cilat vriten çdo ditë njerëz dhe maskat nuk vjedhin e grabisin në çdo cep të vendit. Në një vend normal sigurimi i jetës së qytetarëve dhe i pasurive të tyre – janë detyra numër një e qeverisë. Aktualisht jeta e qytetarëve shqiptarë kushton shumë, shumë, shumë pak.

Në një vend normal puna është e shenjtë, njerëzit punojnë dhe zhvillojnë vendin, rritin mirëqënien e tyre (sot kemi mbi 1 milionë të papunë, mbi gjysmën e popullsisë së aftë për punë). Në një vend normal, nga një qeveri normale nuk rriten rrogat dhe pensionet për qëllime elektorale, me lekë të marra borxh, por rritja vjen natyrshëm si rezultat i rritjes së të ardhurave dhe të eksporteve. Në një vend normal borxhi nuk është 63.3 % (veçanërisht për vendet me buxhete të vogla), nuk janë mbi 400 milionë euro të papaguara bizneseve, nuk janë mbi 28% kreditë e këqija, nuk konsumohet 90% e huamarrjes së brendshme vjetore për 6 muaj. Në një vend normal pasuritë e nëntokës: nafta, kromi, bakri, hekuri, qymyrguri shfrytëzohen me efektivitet dhe për rritjen e të ardhurave në dobi të qytetarëve (Si është katandisur sot sektori i naftës, sa muaj kanë naftëtarët pa marrë lekët, sa të ardhura merr shteti prej këtij sektori,

sa minatorë kanë vdekur në thellësitë e galerive të Bulqizës e askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi, sa janë realizuar investimet në këta sektorë dhe si janë respektuar kontratat me kompanitë shfrytëzuëse?!…)

Në një vend normal ruhet mjedisi (bregdeti i rrënuar me ndërtime kaotike dhe fitimprurëse për qeveritarët e sotëm, shkatërrimi i pyjeve, mushkërive të vendit, shfrytëzimi pa kriter i shtrëtërve të lumenjve, shkatërrimi i digave, dalja jashtëpërdorimit i hidrovoreve, për shkak të të cilave kemi përmbytje të fushave, të qyteteve dhe të fshatrave që nga muaji nëntor deri në muajin maj, miratimi i ligjeve për të sjellë mbeturina të rrezikshme toksike nga jashtë vendit – janë pamja më e shëmtuar e kësaj qeverie në kujdesin e saj për mjedisin).

Në një vend normal e nga një qeveri normale bëhen privatizime për të rritur cilësinë e shërbimeve, në të mirë të qytetarëve e jo për fitime të pushtetarëve (Privatizimi i ÇEZ-it, i sektorit të naftës, i shumë sipërfaqeve në bregdet, i objekteve ushtarake, i pyjeve, i kullotave, i lagunave, i qendrave muzeale, i guroreve në Krujë, i ShQUP-it – janë, jo vetëm të dështuara, por raste të pastra korruptive).

Në një vend normal qytetarët kur shtrohen në spitale nuk marrin me vete batanijet, çarçafët, jastëkët, nuk blejnë ilaçet, nuk japin ryshfet për tu mjekuar (rasti i pavionit të traumave në ish-Spitalin Ushtarak është shembulli më i freskët në këto ditë të nxehta me shumë vrasje, plagosje e aksidente automobilistike, se ku është katandisur sistemi shëndetësor dhe çfarë kujdesi ka treguar kjo qeveri për shëndetin e qytetarëve).

Në një vend normal nuk lihen me muaj të tërë pa u paguar invalidët, me vite të tëra pa u paguar punonjësit e sektorit privat. Në një vend normal e nga një qeveri normale nuk lejohen të hyjnë e të dalin elementë shovinistë që kërkojnë tokat shqiptare dhe largohen pa u hyrë gjemb në këmbë, pa iu thënë dikush nga shteti, qoftë edhe një gjysëm fjale.

Në një vend normal qytetarët nuk ndahen në veriorë dhe jugorë, në të majtë e të djathtë, në demokratë e në komunistë e kriptokomunistë. Në një vend normal demokratik nuk ka qytetarë të dorës së parë e të dorës së dytë, në qytetarë që i mbron ligji edhe kur e shkelin atë, edhe kur vjedhin e vrasin vetëm e vetëm se janë miqtë, shokët, të afërmit dhe klani i kryeministrit e nga ana tjetër qytetarë që sorrollaten e rropaten me vite të tëra për të zgjidhur një të drejtë të ligjshme të tyre… Në një vend normal pavarësisht nga bindjet, ngjyra, raca, pasuria, aftësia trajtohen si të barabartë nga shteti (rasti i dëbimit të romëve është pamja më e shëmtuar e qeverisë së sotme shqiptare). Një vend normal festat zyrtare të miratuara me ligj nderohen dhe respektohen nga të gjithë hierarkia e pushtetit, pavarësisht nga rezervat që mund të ketë ndonjëri (në këto vite të qeverisjes së tij as Berisha as ministrat   e tij, as pushteti lokal i PD-së nuk kanë nderuar festën e 29 Nëntorit, Ditën e Çlirimit.

Në një vend normal kufijtë janë të shenjtë e asnjë qeveri e kryeministër nuk guxon ti prekë e ti falë. Në një vend normal respektohen të vdekurit (rasti i varrezave të ushtarëve grekë, ku u morrën edhe eshtrat e nënave dhe baballarëve tanë, heshtja e qeverisë Berisha  dëshmon se edhe me të vdekurit bëhet pazar për të qëndruar përjetësisht në pushtet).

Në një vend normal punësimet në administratë bëhen me konkurse të hapura, nisur nga meritokracia e jo nga miqësia, partia, shoqëria e klani kryeministror. Në një vend normal respektohet dhe dëgjohet zëri i opozitës, nuk anatemohet ajo pambarimisht (kujtojmë thirrjet, britmat e Berishës dhe të Jozefinës në Parlament, sharjet dhe fjalorin e tyre tepër banal, ndëshkimet e deputetëve socialistë me përjashtime nga seancat parlamentare, me ndëshkime nga gjykatat thjesh dhe vetëm

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›