E Diel, 1 Nëntor 2026

Faturat e energjisë Shkodër, disa zona nuk paguajnë asnjë lek

SHKODËR – Procesi i privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ka ndikuar nën uljen e përqindjes së arkëtimeve të energjisë në Shkodër. Sipas drejtorit rajonal të KESH-it, Nesti Kiri, për 11 muajt e këtij viti, arkëtimet për energjinë elektrike të konsumuar për buxhetorët, shkojnë në masën 94%, për jobuxhetorët janë 80.8 %, privati 88% dhe familjarët 54.4 %. Qyteti ka nivel më të lartë arkëtimesh, kryesisht zonat e qendrës dhe shtrirja e linjave të reja gërshet dhe në lagjet periferike, ka bërë që të ulet niveli i humbjeve. Kiri tregon se situata e pagesës së energjisë elektrike paraqitet problematike në fshatra ku, komunat malore të Shalës, Shllakut, Shoshit e Pultit, prej tre vitesh e kanë zero pagesën e energjisë elektrike, dhe pse ato furnizohen prej hidrocentraleve të vegjël. Po kështu, komuna Vig Mnelë e ka 0.1% pagesën e energjisë elektrike. Dobët paraqiten dhe komuna si Bushati, që e ka pagesën e energjisë elektrike në masën 20.6% dhe humbjet 66%, Berdica që e ka 24.7 % pagesën dhe 45% humbjet, rrethinat që e kanë 35% pagesën dhe 44 % humbjet, bashkia Vau Dejës, që e ka 20.3 % pagesën dhe 56% humbjet, etj. Sipas Kirit, janë anëtarë këshillash bashkiakë e komunalë, kryepleq e titullarë, që janë debitorë të energjisë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›