E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari merr tatëpjetën, euro fiksohet në 123 lekë

Dollari ka pësuar një zhvlerësim të ndjeshëm dje kundrejt monedhës shqiptare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar dje u këmbye me 90.14 lekë, duke humbur 1.33 pikë ndaj një dite më parë. Ndërkohë që kursi euro/lekë ka mbetur thuajse i njëjtë në nivelet 123.13. specialistët parashikojnë në ulje të mëtejshme të dollarit edhe ditën e sotme. Tregu vendas është reflektuar nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të monedhave, ku dollari amerikan ka pësuar uljen më të madhe ndaj euros në dy muajt e fundit. Ditën e djeshme, euroja u forcua me 0.8% ndaj monedhës amerikane, duke u këmbyer me 1.3842 dollarë. Raportet euro/dollar kanë ndikuar mjaft në raportet dollar/lekë. Kështu, muaj më parë, kur një euro këmbehej me 1.24 dollarë, ky i fundit në vendin tonë shitej me 90 lekë. Rënia në pikiatë e dollarit në tregjet ndërkombëtare erdhi pas lajmeve të këqija nga sektori i shtëpive dhe rënia rekord e çmimeve të konsumit, shtuar këtyre edhe spekulimet për një rënie të mundshme të normës bazë të interesit shumë afër zeros.

Data: 16.12.2008Burimi: Banka e Shqipërisë

Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollari Amerikan USD 90.14     -1.33

EURO EUR 123. 13                 -0.09

Poundi Britanik GBP 137.11     -0.24

Franga Zviceriane CHF 77.93   -0.16

Jeni Japonez (100) JPY 99.99  -0.70

Dollari Australian AUD 60.46   -0.27

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›