Zamira Kita lot në Vellon e bardhë
Monodrama “Velloja e bardhë” ngjit të vetme aktoren Zamira Kita në skenën e Teatrit Kombëtar. Prodhimi i teatrit “A.Z. Çajupi” të Korçës shfaqet për publikun kryeqytetas sot edhe nesër në orën 19:00. Vepra e shkruar nga Odise Plaku sjell për herë të parë në rolin e regjisorit aktorin Marko Bitraku, bashkëqytetar i Kitës.
E njohur më së shumti me profilin e roleve komike, aktorja i prezantohet publikut me një rol dramatik. Ndryshe nga herët e tjera kur e ka ftuar spektatorin të qeshë me krijimet e saj, me “Velloja e bardhë” e fton ta ndjekë në dhimbjen e personazhit të saj.
Zamira Kita ka përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1985 dhe që nga ajo kohë ka punuar si aktore pranë teatrit "A,Z.Çajupi" në Korçë. Në vitin 1997 merr çmimin "Aktorja më e mirë" në festivalin mbarkombëtar të teatrit në Tiranë.