Prokuroria, gjobe per djemte e Tocit
Gjirokaster- Prokuroria nuk terhiqet nga kerkesa e saj, per te shpallur fajtore dy djemte e fshatit Toc te Tepelenes, qe akuzohen per protesten e paligjshme, nacionaliste kunder prefektit te Gjirokastres, Spiro Ksera dhe kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano. Megjithese ne seancen e djeshme gjyqesore pritej te deshmonin personat e thirrur, procesi eshte shtyre pasi u dha pretenca nga organi i akuzes. Nderkohe qe para se te niste gjyqi, ne sheshin "Cerciz Topulli", levizja "G99" organizoi nje tubim ne mbeshtetje te dy te rinjve te pandehur. Prokuroria kerkoi denimin me gjobe 100 mije leke, te Orgen Hasanbegajt dhe Luan Halilit. Trupi gjykues u shpreh se vendimi do te jepet pas pese ditesh, pra ne 16 shkurt te ketij viti. Dy te rinjte ndiqen penalisht ne gjendje te lire per vepren penale "organizim tubimi te paligjshem".
Seanca
Ne fillim te seances gjyqesore, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shkelqim Mustafa, ka vijuar me degjimin e deshmitareve Zijadin Cako, me detyre shef i Sektorit te Parandalimit te Krimit dhe Policimit ne Komunitet, si dhe dy te rinjve Andi Pasha e Armand Duro. Gjate fjales se tyre ata kane sjelle perpara trupit gjykues, deshmite ne lidhje me tubimin e dates 2 qershor 2008 ne fshatin Toc, te rrethit Tepelene. Madje te rinjte Pasha dhe Duro kane pohuar se drejtuesit e Komisariatit te Tepelenes iu kishin dhene leje per zhvillimin e tubimit. "Sipas ligjit ne paraqiten ne Komisariat, nje dokument te firmosur nga te gjithe pjesemarresit ne tubim, ku policia vihej ne dijeni per organizimin e tij. Nga Komisariati i Tepelenes na u dha leja per nje gje te tille", kane pohuar ne deshmine e vet, dy te rinjte Pasha e Duro. Megjithese ne seance u paraqiten edhe deshmitare te tjere te kerkuar nga pala mbrojtese, avokati Xhafer Mece ka kerkuar terheqjen e tyre, pasi do te perseriteshin te njejtat gjera.
Prokurori
Nderkohe qe ne pretencen e vet, prokurori Perparim Nelaj, ka kerkuar nga trupi gjykues qe dy te rinjte Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili, te shpallen fajtore per vepren penale "organizim dhe pjesemarrje ne manifestime te paligjshme". Sipas tij dy te rinjte jane fajtore se kane konsumuar elemente te vepres penale, dhe sipas ligjit duhet te denohen me 100 mije leke gjobe secili. Ne kundershtim me pretencen e prokurorise ka qene avokati i ceshtjes Xhafer Mece. Sipas tij, gjate seancave gjyqesore, prokuroria nuk arrit te sjelle deshmi dhe fakte te qarta ne lidhje me akuzen e ngritur. "Te akuzuarit nga prokuroria kane paraqitur kerkesen ne komisariat dhe kane marre leje", tha avokati. Nderkohe qe trupi gjykuese ka paralajmeruar dhenien e vendimit ne seancen gjyqesore ne daten 16 shkurt.
Blerim Kore