Faturat e shkurtit vazhdojnë të rrënojnë qytetarët
Ndonëse fenomeni në fjalë vijon të jetë objekti kryesor i debatit politik, ku për këtë çështje ka reaguar dy herë edhe vetë ministri Prifti, çuditërisht nuk po konstatohet asnjë shenjë reflektimi nga ana e OSSH. Sipas qytetarëve, e vetmja gjë që është vënë re pas denoncimit të skandalit është se OSSH ka ndërruar faturuesit, por jo mënyrë dhe nivelin e vjedhjes. Me sa duket OSSH po e justifikon grabitjen për muajin shkurt me ato dy deklaratat e ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, i cili pasi ka pranuar vjedhjen, ka premtuar se do të shqyrtojë ankesat e konsumatorëve si dhe do të kthehet shuma e mbifaturuar. Pra, me paratë që OSSH po u vjedh qytetarëve për muajin shkurt, planifikon shlyejë grabitjen për muajin dhjetor dhe janar. Mirëpo, pyetja shtrohet sesi do ti kthejë këto para Prifti, në kushtet kur zyra e ankesave të OSSH nuk ka pranuar ende asnjë ankimim? Sipas qytetarëve, OSSH dhe ministri Prifti, jo vetëm që nuk do ti kthejnë kurrë paratë e dy muajve të kaluar, por ato shprehen se vjedhjet më të rëndë po kryhet me faturat e muajt shkurt. Kërkoi të më sqarojnë sesi ka mundësi të vijë fatura me 30 mijë lekë të vjetra për një shtëpi që ka 5 vjet që nuk banon kush në të. Pronarja e shtëpisë është ime motër. Bashkë me familjen ajo jeton prej 5 vitesh në Itali. Mirëpo, kohët e fundit ka ardhur fatura e energjisë elektrike me shuma absurde. Kjo është e patolerushme. Jam ankuar gjithandej, por nuk më ka dhënë kush arsye. Ja, një herë ma pranuar ankesën dhe për një farë kohe nuk erdhi më fatura. Por, sa herë që OSSH ndërron faturuesit, faturuesit e rinj më sjellin fatura me shuma në tym, u shpreh Lindita Rruçi. Ajo pohoi se faturuesit e rinj as që i shikojnë fare matësit, por vlera në faturë varet nga oreksi i drejtuesve të tyre. Qytetarët gjithashtu shprehen se kishin për të ndërprerë çdo kontratë me OSSH, por kjo është e pamundur pasi OSSH ka monopolin në vend. Dy janë arsyet që OSSH, pavarësish reagimeve, vijon të abuzojë me faturat energjisë elektrike. Së pari, OSSH ka mbështetjen e fortë të ministrit Prifti, e si rrjedhojë edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, e cila gjithashtu kontrollohet nga Prifti. Së dyti OSSH ka monopolin në vend, pra qytetarët nuk kanë mundësi të zgjedhjen një kompani tjetër që tu ofrojë një shërbim të tillë.
Last Updated on E Enjte, 11 Mars 2010 23:05