E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, 300 mijë lekë faturë për një llambë shkallësh

Edhe pas bujës që iu bë në media skandalit, ministri i Energjetikës, Dritan Prifti në bashkëpunim me OSSH, vijon sistematikisht dhe me qetësi të garbisë qytetarët shqiptarë me anë të faturave të energjisë elektrike. Duke pasur si mburojë ministrin Prifti, OSSH, në mënyrë korruptive po rrënon ekonominë e qytetarëve çdo muaj me shuma marramendëse

me anë të mbifaturimit të energjisë. Më pas, parat e grabitura ndahen sipas kontributit në vjedhje, ku pjesën më të madhe natyrisht e merr ministri Prifti. Pas denoncimit të skandalit dhe reagimit të politikës, Prifti doli pa teklif sikur skishte ndodhur asgjë dhe premtoi se do të ngrinte një grup pune për të verifikuar faturat e fryra. Po ka mundësi që kryehajduti të hetojë veten e vet dhe instrumentin (OSSH) me të cilin zhvat miliona euro për çdo muaj? Kjo është një sikur me hedhur kripë në det. Megjithatë, edhe pas daljes së ministrit Prifti se do të hetojë OSSH, niveli i grabitjes së qytetarëve nuk ka ndryshuar aspak. Edhe gjatë ditës së djeshme, ku sportelet e shlyerjes së faturave punojnë me kohët pjesshme, qytetarët dilnin duke vënë duart kokës dhe të fantaksur nga shumat që ishin shënuar mbi faturën mujore. Të revoltuar dhe me një ndjenjë të pashpresë për të gjetur zgjidhje, qytetarët theksojnë se faturat kanë ardhur duke u fryrë çdo muaj më shumë qysh se ka Prifti ka ardhur në krye të Energjetikës. Ata denoncojnë edhe zyrat e ankesave të OSSH, për qëndrimet brutale dhe shpërfillëse që mbajnë nga tyre. Ja si shprehet një pensionistja, e cila për fat të keq jetonte vetëm pasi fëmijët i kishte jashtë. Unë marr pension 115 mijë lekë të vjetra në muaj. Fatura e energjisë elektrike më ka me 97 mijë lekë, në kushte kur në kohë normale unë nuk konsumoi më shumë se 25-30 mijë lekë. E njëjta histori është përsëritur edhe muaj e kaluar. Këto të OSHSH kujtojnë se unë jam plakë dhe nuk marr vesh nga këto punë. Kam shkuar te zyra e ankesave as që do të ia dije njeri. Madje, më këshilluar që të blej një nënsahat. Sesi nga na doli ky nënsahati tani nuk di. Por, me siguri që pas kësaj vjedhje kanë menduar të na grabisin sërish duke na shitur nënsahatë, theksoi ajo.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›