Drejtori i Tatimeve: Çdo qytetar mbi 18 vjeç, duhet të deklarojë të ardhurat
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, bëri të ditur sot se çdo qytetar mbi 18 vjeç, shtetas rezident i Republikës së Shqipërisë detyrohet që të deklarojë të ardhurat e tij vjetore, shpenzimet bazë të tij dhe konform tyre t’i nënshtrohet rregullave fiskale. Ai tha se është një grup pune që është ngritur në Ministrinë e Financave dhe do të shoqërohet me një ligj. “Në këtë ligj do të jenë të detajuara mënyrat e klasifikimit që nga të ardhurat dhe nga krahu tjetër një klasifikim i shpenzimeve të cilat natyrisht janë ligjvënësit që do t’i klasifikojnë si të zbritshme apo të pazbritshme”, sqaroi Papajani.