E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel për krizën në Greqi: Situata është e rëndë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se situata në Greqi është e rëndë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Bloomberg, sipas të cilës kancelarja gjermane, më tej u shpreh se "nëse Athina do të kishte vepruar më mirë, euro do të kishte përfituar" dhe në fund theksoi nevojën për të ngritur një sistem sanksionesh më të ashpër sepse sipas saj "ato të parashikuara në Paktin e Stabilitetit nuk janë të mjaftueshme".
Pak më parë Merkel, së bashku me liderin e Francës, Nicolas Sarkozy dhe presidentin e Eurozonës, Jean-Claude Juncker, kërkuan nisjen e një hetimit evropian për spekulimet e produkteve financiare derivate që goditën Greqinë, gjithashtu edhe një ndalim të transaksioneve spekulative

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›