E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH pranon vjedhjen 105 milionë lekë, dwmi llogaritet mbi 1 miliardë

Prokuroria hesht përpara kësaj vjedhje kolektive 

Kompania CEZ-OSSH pranon faturimet abuzive të energjisë elektrike. OSSH ka pranuar abuzimin që arrin vlerën e 105 milion lekëve. Por kjo shifër është llogaritur vetëm për familjet që kanë kryer ankesa. Edhe pse kompania e shpërndarjes ka pranuar vjedhjen shifra e përllogaritur nga OSSH është shumë larg vlerës reale të parave të arkëtuar nga kjo

kompani nga mbifaturimi. Në pjesë e konsiderueshme e konsumatorëve janë detyruar të paguajnë faturat shumë të shtrenjta për shkak se nuk kanë pasur kohë fizike për të dorëzuar ankesat e për të kontaktuar faturistët. Sipas një përllogaritje të thjeshtë del se shuma që ka përfituar OSSH nga faturat abuzime arrin 1 miliardë lekë të rinj. Në vendin tonë konsumojnë energji elektrike të patën një milion konsumatorë përshirë këtu bizneset dhe familjet. Vetëm shtesa e llogaritur nga rritja e çmimit të energjisë që në muajin dhjetor të vitit të shkuar, e cila arrin në 1 mije këtë të reja për konsumator prodhon vlerën e abuzimit. Ndërkohë që mbifaturimet mbeten ende të pallogaritura pasi ka shifra të ndryshme mbi faturimi për konsumatorë të ndryshëm.

Reagimi i OSSH
Kemi filluar kontrollet për të zbuluar rastet e abuzimit gjatë faturimit, nga kontrollet e deritanishme që kemi bërë për vitin 2009 kemi zbuluar disa raste shkeljesh gjatë faturimit që shkojnë në 105 milionë lekë. Të gjitha këto raste do vërtetohen një për një dhe shuma e mbifaturuar do tu zbritet konsumatorëve në faturat e muajit mars ose prill. Gjithashtu do të rishikojmë  faturat e janarit dhe ditët e muajit dhjetor do rillogariten me çmimet e dhjetorit dhe jo me ato te rritura, edhe këto para do tu kompensohen konsumatorëve në mars ose prill, u shpreh përfaqësuesi i CEZ,  Hejsek.
Por sipas përfaqësuesve të CEZ nuk është vetëm faturimi abuziv shkaktari i vlerave të konsiderueshme të faturave për muajt e parë të këtij viti. Sipas CEZ për këto muaj është rritur konsumi i energjisë elektrike. Konsumi i energjisë elektrike është rritur në këto 3-4 muaj me rreth 30 %. Në Shqipëri format e tjera të energjisë që përdorën për ngrohje apo gatim janë shumë pak të përdorshme, pra këto fatura kaq të shtrenjta nuk janë pasoje vetëm e faturimit abuziv apo rritjes së çmimit, theksuan drejtues të CEZ.

Sistemi i matjes
Në janar të 2012 në Shqipëri do të aplikohet një sistem tërësisht i rinovuar matjeje. Lajmi është bëri i ditur dje nga kompania CEZ. Sipas kësaj të fundit mësohet se sistemi i ri do të instalohet për shkak të problemeve që paraqet sistemi aktual. Ndërkohë përveç se ka pranuar defektet e veta CEZ ka pohuar se ka konstatuar shumë vjedhje nga konsumatorët. Nga kontrollet e deritanishme të OSSH janë zbuluar edhe 5300 raste vjedhjesh të energjisë nga konsumatorët, në një vlerë prej 235 milionë  lekësh. CEZ deklaroi se në Shqipëri aplikohet një sistem i keq faturimi që fillon nga problemet me pajisjet matëse të energjisë e deri te punonjësit që bëjnë faturimin..

Prokuroria hesht përpara vjedhjes kolektive
Vjedhja e qytetarëve me anë të faturave të paligjshme dhe të pajustifikuara nga OSSH, ka arritur kulmin në fillimin e muajt janar dhe po vijon më të njëjtin ritëm edhe në ditët e sotme. Me qindra mijëra qytetarë janë ankuar për shumat marramendëse të faturave dhe ende nuk është marrë asnjë përgjigje, përpos një deklarate të pashpresë të ministrit Prifti. Mirëpo, ndonëse vjedhja e OSSH po merr përmasa të jashtëzakonshme, Prokuroria e Përgjithshme vijon të heshtë dhe ende nuk ka bërë asnjë hap për të nisur hetimet. Përveç poetikës, janë edhe shumë qytetar që i kanë kërkuar Prokurorisë të bëjë detyrën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›