Faturat fiskale, IDEA zbulon skemën e mashtrimit të tatimeve nga bizneset
Tiranë- Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet që nga nisja e projektit të qeverisë shqiptare për fiskalizimin e xhirove të biznesit, çka parashikonte një ulje të informalitetit, përkthyer kjo në rritje të të ardhurave për arkën e shtetit dhe konkurencë të ndershme, procesi është skllav i pronarëve.
Pas betejës për mospranimin e kasave, tashmë ka nisur mashtrimi apo manipulimi nga ana ana e biznesit me lëshimin e kuponit tatimor. Janë pronarët e bizneseve që sërish vendosin ata se sa para do ti deklarojnë shtetit, kur e në çformë, madje e në këto kushte pavarësisht gjobave që administrata tatimore ka vënë, fenomeni i mashtrimit në heshtje me kuponat vijon pandalshmërisht.
Gazeta IDEA në një vëzhgim të kryer në kryeqytet gjatë muajve të verës ka zbardhur planin e heshtur përmes së cilit bizneset mashtrojnë Tatimet dhe qytetarët.
Është raportuar rëndom në media se bizneset nuk lëshojnë fatura fiskale për çdo blerje apo shërbim, e kjo është mëse e qartë për secilin nga ne, pasi e ndeshim çdo ditë në supermarkete, restorante, bare apo qoftë edhe një byrektore.
Por si po na mashtrojnë bizneset?
IDEA sjell vëzhgimin e bizneseve ndër më luksozet në Tiranë, e mund të mendohet se çndodh në periferikët, të cilët manipulojnë faturat për tju shmangur klientëve që e kërkojnë faturë apo inspektorëve që të shfaqen papritur në derën e biznesit.
1 -Lokalet punojnë me dy lloje faturash. E para është ajo që ti duhet të paguash, pra fatura reale e lëshuar nga lokali për inventaret e tij (kjo mund të jetë ose e plotesuar me shkirm dore ose ajo që lëshohet nga një kompjuter i biznesit, pra e printuar nga nje kasë që llogarin xhiron reale), e që vlen vetëm për pronarin e lokalit dhe klientin. Pak minuta më pas kamarieri sjell edhe faturën fiskale, ajo përmes së cilës biznesi deklaron online tek Tatimet shitjen e tij, por ajo nuk korrespondon me faturën e parë për të cilën duhet të paguajmë realisht.
Pra në të nuk janë shënuar artikujt që janë porositur, e gjithmonë ka një vlerë më të vogël pasi në faturën tatimore sështë shënuar produkti që ju keni në tavolinë por një më i lirë. Në investigimin e fundit, në tavolinë ishin porositur artikuj në vlerën 50 lekë (akullore dhe ujë i ambalazhuar), ndërsa kamarieri solli një faturë fiskale, të rregullt, por në të shënohej vetëm pije freskuese me vlerë 150 Lekë. Ndërkohë që gojarisht tha se artikujt vjeljën 50 lekë.
Skanimet e dy faturave tregojnë njëra vlerën që është paguar dhe tjetra vlerën që kamarieri ka shënuar në kasën fiskale.
2- Gjatë investigimit tonë hasëm në rastet kur fatura tatimore gjendej rastësisht përtokë. Në mënyrë që klienti të mos bjerë në kontakt me të, kamarierët, padyshim të trajnuar faturën tatimore kujdesen ta hedhin na tavolinë ose në dysheme. Faturë e cila sërish nuk perkon me atë që të lëshon lokali e që përputhet realisht me blerjen apo shërbimin që po konsumoni.
3- Mënyra tjetër e mashtrimit që hasëm është data e faturave. Ne porositëm në një lokal dhe bashkë me faturën e lokalit na mbërriti edhe fatura fiskale. Por ccuditërisht ato përvecc ndryshimit në vleftë(ndryshimi fare i vogël) ndryshonin në datë. Pra fatura fiskale i përkiste një date tjetër. Që do të thotë se kamarierët kanë mbledhur faturat e vjetra dhe i ripërdorin duke mos regjistruar në këtë mënyrë xhiron ditore. Në foton më poshtë ju mund të shikoni të skanuara dy faturat që na solli kamarieri për të njëjtën porosi.
Këto janë disa nga mënyrët që ne identifikuam përmes të cilave bizneset që i kanë kasat fiskale, përpiqen të shmangin deklarimin e xhiros duke prodhuar evazion fiskal. Dhe padyshim, duke fshehur bizneset të ardhurat, reduktohen edhe të ardhurat e shtetit mundësitë për më shumë investime në shkolla, spitale apo rrugë. Qeveria mburret se shumica e biznese tashmë kanë kasë fiskale, informalieti sërish qëndron stoik.
Ligji parasheh se biznesi që nuk lëshon faturë për çdo shitje të bërë apo shërbim të kryer gjobitet me 100 mijë lekë, e nëse e përsërit gjobitet me 500 mijë lekë. Por sërish nëse përsëritet shkelja shteti mund tia ndërpresë aktivietin për 6 muaj.
Nga ana tjetër kryeministri Berisha tha pak ditë më parë se do ta lehtësojë biznesin nga barra e kostos për mirëmbajtjen e kasave fiskale, por për masat e planet për ndalimin e mashtrimit me to ka pak fakte të dokumentuara.
