E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opinion i Fevziut festoi 15-vjetorin, mbi 400 të ftuar

Gjatë ceremonisë së 15-vjetorit të Opinion

U festua përvjetori i emisionit të suksesshëm të debatit.

Berisha e Rama i shmangen njëri-tjetrit, kreu i PS shtrëngon duart me Ilir Metën.

Opinion, arena televizive e debatit shqiptar, festoi dje 15-vjetorin. Në një skenografi që përbëhej nga ndërtesa e TV Klan dhe gjelbërimit të ish-Kinostudos, në praninë e rreth 400 të ftuarve u zhvillua mbrëmë përvjetori i 15-të i njërit prej emisioneve më jetëgjatë dhe me audiencën më të lartë në Shqipëri. Një histori 15-vjeçare, e cila lindi në vitin e trazuar 1997, fillimisht në Televizionin Publik Shqiptar, nën titullin E diela, debat nga gazetari Blendi Fevziu, për të vazhduar rrugën e suksesit në TV Kombëtar Klan, duke numëruar 1478 emisione, rreth 7300 të ftuar e orë të tëra transmetim. Në këtë festë u bënë bashkë politikanë, përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë, artistë, gazetarë…, të cilët kanë qenë pjesë e Opinion. Kështu, të pranishëm në këtë mbrëmje ishin Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Sali Berisha, kryetari i opozitës Edi Rama, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, përfaqësuesi i OSBE-së në Tiranë, Eugen Vohlfarth, kryeprokurorja Ina Rama, ministra të kabinetit qeveritar e deputetë të të dy krahëve. Pasi kanë mbërritur të gjithë të ftuarit, në një ekran të madh u shfaq një përmbledhje e 15 viteve Opinion, nën moderimin e Blendi Fevziut dhe punën e palodhur të një stafi të tërë paskuintash. Mes insertesh të shkurtra dhe të shpejta, ofrohej një kthim në kohë, në studion e veshur me gazeta në

Meta e Rama dje në 15-vjetorin e emisionit Opinion

TVSH, për të vijuar më tej në TV Klan. Debate të forta, batuta, duar të shtrënguara… Shumëçka ka ndryshuar qysh atëherë, studioja, vetë Fevziu dhe të ftuarit, por fizionomia e emisionit vazhdon të mbetet po ajo. Pas kësaj përmbledhjeje të shkurtër, siç e do zakoni, drejtori i TV Klan, Aleksandër Frangaj, u uroi mirëseardhjen të gjithë të ftuarve, të cilët kanë bërë nga pak historinë e suksesshme të Opinion. Frangaj do kthehej pas në kohë, atëherë kur Fevziu do ti prezantonte idenë e tij për të ngritur një emision që kishte në bazë debatin dhe ai ishte treguar skeptik. Pak besim kishte se një gazetar i ardhur nga media e shkruar mund të ndërtonte një format të suksesshëm, çka në fakt koha e vërtetoi se mundej. Motoja e tij ka qenë gjithmonë të jetë përfaqësues i të gjithë shikuesve dhe të bëjë pyetje që çdonjëri prej shikuesve do të donte ti bënte po të ishte në vendin e tij, tha Frangaj. Duke e quajtur Opinion një sallon debati, Frangaj iu referua njërit prej debateve më të vështira, duelit Nano-Berisha, i cili u mbyll me një takim duarsh që do të hynte në histori. Sipas Frangaj, ka ardhur momenti që Fevziu të realizojë një tjetër debat të munguar, atë mes Berishës dhe Ramës. Më pas Berisha, Nishani, Baton Haxhiu, Andi Bushati etj, u shprehën për mikrofonin e TV Klan, për rëndësinë e Opinion, në debain polotik dhe demokracinë shqiptare. Na pëlqen apo sna pëlqen, ia vlen të ndiqet, – tha kryesocialisti Edi Rama, i cili shtrëngoi duart me kreun e LSI-së, Ilir Meta gjate pritjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›