Shkodër/ Bashkimi i Sindikatave të Pavarura: Vila e Shirokës, e jona. Leka nuk e fitoi gjyqin
Gjykata e Lartë i ka njohur Lekës II pronësinë e dy vilave dykatëshe, me sipërfaqe 345 e 145 metra katrorë dhe një truall prej 3962 metrash katrorë në zonën e Shirokës në Shkodër, por Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, dega Shkodër, me anë të një deklarate për shtyp ka hedhur poshtë të gjitha lajmet për vendimin e Gjykatës së Lartë për njohjen e Princ Lekës, si pronar i vilës mbretërore në zonën turistike të Shirokës në Shkodër.
Ka qenë kreu i BSPSH-së, dega Shkodër, Albert Tukaj, i cili bëri të ditur se nuk ka asnjë vendim gjykate për kthimin e pronës Princit Leka II. Megjithatë kryetari i BSPSH- se theksoi se Shqipëria është vendi i paradokseve dhe mund të ekzistojnë edhe dy vendime gjykate.
Ish Kampi i Pushimit në Shirokë i cili njihet si Vila e Zogut i është dhënë në pronësi BSPSH-së në vitin 1992 së bashku me disa prona të tjera. Familja mbretërore ka hapur një gjyq civil ku në shkallën e parë në Shkodër e ka fituar pronësinë e objektit të regjistruar si pronë e BSPSHsë, ndërsa kjo e fundit e ka apeluar vendimin. Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur që BSPSH është pronari i këtij objekti. Pasi familja mbretërore e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë duke kërkuar pronësinë e vilës, kjo gjykatë është shprehur në favor të BSPSH-së duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Shkodër duke e arsyetuar këtë me mungesën e dokumentacionit për origjinën e pronës nga ana e familjes mbretërore. Gjykata e Lartë i ka sugjeruar palës paditëse, pra familjes mbretërore, që ti drejtohet Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave, lidhur me ish Shtëpinë e Pushimit në Shirokë. Kështu, ky objektështë në pronësi të BSPSH-së e cila do ta japë me qira,- ka theksuar Tukaj.
Pasuria e paluajtshme në Shirokë në vitin 1925 ishte regjistruar në regjistrat e kohës si pronë e Ahmet Zogut. Në vijim, gjatë regjimit komunist ajo u shtetëzua dhe u shndërrua në Kampin e Pushimeve Shirokë. Në vitin 2001, pas shpronësimit, trualli dhe godinat kaluan në pronësi të BSPSH-së.
Megjithatë familja mbretërore dhe BSPSH- ja u futen në një lufte gjyqësore disavjeçare në lidhje me pronësinë e vilës mbretërore në Shirokë. Konflikti për pronësinë e vilës mbretërore në Shirokë ka nisur nga Leka Zogu I, para se të ndërronte jetë. objekt i është dhënë me qira një shtetasi para disa vitesh por sipas Tukajt ai nuk ka qenë i rregullt në pagesën e detyrimeve dhe kontrata është shfuqizuar.
E ndodhur në një zonë turistike si ajo e Shirokës dhe me një arkitekturë të veçantë,ky objekt nuk ka pësuar ndonjë rikonstruksion gjatë këtyre viteve.