LUANT DHE MINJT
Kaloi edhe samiti i NATO-s ne Lisbone. Sic kaluan edhe shume te tjere qe i priti e i percolli Maqedonia duke shpresuar se ai i radhes do jete vendimtar per anetaresimin e saj ne kete Aleance. Pritje e percjellje qe gjithnje e me shume u ngjajne atyre nga rrefimi per dhelpren qe ecen pas dashit duke shpresuar se herdo ndash kurdo atij do i bien herdhet dhe ajo do ngihet me to. Pra qe i ngjajne shpreses absurde se o do shperbehet kjo Aleance o do falimentoje e do zhbehet Greqia e qe pastaj Maqedonia te mos kete nevoje ta nderroje emrin dhe te mos kete kush ta kushtezoje pranimin e saj ne NATO. Shprese qe i ngjan asaj te Milloshevicit se nje bote e tere do mbytet ne balten mitike serbe. Pra se nje bote e tere do te ngaterrohet ne intrigat dhe lojerat mesjetare ballkanike ku Greqia luan rolin e rojtarit te vlerave te lashta te ketyre hapesirave e Kryeministri maqedonas Gruevski paraqitet si rilindes i vonuar i popullit te vet. Si rilindes i cili assesi ta kuptoje se aty ku vendos me i forti vetem i marri flet per drejtesi. Pra si rilindes i cili me gjithe mend beson se do i ndryshoje ligjet e kesaj bote e ku nuk ka luan i cili do lejonte qe miu tia lepije mustaqet.
Pra kaloi edhe Samiti i NATO-s ne Lisbone ku Maqedonia thuajse as qe u permend. Apo u permend vetem aq sa tua rikujtonte burreshtetasve te saj se ata sduhet ti presin samitet e NATO-s porti perkushtohen zgjidhjes se pranueshme per emrin ne kuader te OKB-se. Dhe ende pa mbaruar punen Samiti i Lisbones ne Maqedoni filloi debati lidhur me deshtimin e radhes per anetaresimin e vendit ne kete aleance.Partite opozitare maqedonase paralajmerojne angazhimin e tyre per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. E nga ana tjeter shqiptaret behen gati per protesta ne te cilat si shume here me pare do kerkojne nga Gruevski anetaresimin e menjehershem te vendit ne BE dhe NATO. Por duke mos kerkuar shpjegim se ku gabuan e u bene peng te politikes antiperendimore te Gruevskit i cili fatin e vet politik e ka lidhur me mosndryshimin e emrit te shtetit. Pra do protestojne duke mos kerkuar shpjegim se si ndodhi qe partite shqiptare te mbeten ne spiralen e paskajshme te manipulimeve te VMRO-DPMNE-se se sotme e per te cilen thuhet se para se ta fillonte betejen per defaktorizimin e partive shqiptare kishte mposhtur krahun probullgar ne radhet e veta dhe kishte rene ne duart e rrymes proserbe te kontrolluar nga qarqet e Beogradit. Rryme e cila partite politike shqiptare i solli ketu ku ndodhen sot te mos kerkojne zgjidhje per popullin qe perfaqesojne por menyra nga me perverset per ta asgjesuar njera-tjetren. Gje qe me se miri tregon se nen kujdesin e kujt jane shqiptaret e ketushem gje qe mund te coje edhe drejt me te keqes ndash qe te gjithe te behen pjese e nje skenari tragjik i cili mbase edhe ka filluar te realizohet nga vete fakti se sot ne shoqerine shqiptare ka humbur kuptimi i cdo debati se ne kete shoqeri absurdi i veprimit politik te partive shqiptare ka arritur ne ate shkalle sa eshte e pamundur ta percaktosh kufirin qe e ndane destruktivitetin e kryesuesve te njeres nga konstruktiviteti i proklamuar i partise tjeter.
Shikuar nga kendveshtrimi i nje partie shqiptare e cila thuajse e ka harruar rolin e saj paresor ndash mbrojtjen e interesave te shqiptareve te ketushem ndash dhe u eshte perkushtuar vetem proceseve integruese euroatlantike pra vleresuar nga pozita e BDI-se ne pushtet e cila e ka nderlidhur fatin e vet politik me nje parti maqedonase qe ne kodin gjenetik te saj ka pansllavizmin dhe nacionalromantizmin e vonuar qysh tani mund te thuhet se nga kjo bashkeshortesi perverse qeverisese humbes te vetem do jene shqiptaret. Ne mos per hicgje tjeter atehere shkaku se ne Maqedonine e sotme realizohet vetem nje projekt politik ndash ai i Gruevskit projekt qe e izolon vendin dhe e ushqyen nacionalizmin maqedonas por njekohesisht duke i frustruar shqiptaret e ketushem te cilet mbase edhe nuk i shqeteson gjithaq disfati politik i Ali Ahmetit sa vitet e humbura ne pritje qe bashkeshtetasit e tyre maqedonas te gjejne pergjigje si do e mbrojne identitetin e tyre etnik.
Kuptohet nuk eshte aspak e pandershme qe ti ndihmosh bashkeshtetasit e tu kur ata e jetojne periudhen e zgjimit te tyre etnik por eshte shume e pandershme dhe politikisht e papergjegjshme qe te dehesh nga endrrat e te tjereve. Aq me shume eshte e pandershme dhe papergjegjesi e plote politike te lejosh qe populli yt te frustrohet dhe te mbetet peng i politikes se Gruevskit peng i veprimeve politike te cilat jane plotesisht te drejta nese i shikon nga kendveshtrimi i nje politikani i cili perballet vetem me nje pyetje Cme duhet shteti qe nuk do u takoje vetem maqedonasve. Gje qe do duhej ta conte Ali Ahmetin tia shtronte vetvetes pyetjen Cme duhet pushteti pa pasur shtet dhe cme duhet nje shtet i ndertuar sipas modeleve te udheheqesve shpirterore te VMRO-DPMNE-se te tipit te llataseve e milenkove e te cilet nga larg te qelbin me frymimin e tyre antishqiptar e antiperendimor.
Shkurt thene pas Samitit te NATO-s ne Lisbone Maqedonia do mbetet ajo qe ishte gjate dy dekada me radhe nje grope e thelle ku qytetaret e saj nuk kerkojne gje tjeter perpos shkalleve per te dale nga ajo dhe per te ikur sa me larg ketyre hapesirave ku edhe kur bie shi nuk mbijne kerpudha por permendore. Mbase ngutja per ta braktisur Maqedonine me e shprehur eshte te shqiptaret edhe ate shkaku se ata jetojne ne pjeset me te pazhvilluara te vendit dhe ku qeveria e Gruevskit nuk investon as aq sa kushton nje permendore e ngritur ne qender te Shkupit. Dhe nese vazhdon ky intensitet i shpernguljes se rinise se ketushme shqiptare pa dyshim se do realizohet edhe projekti me i rendesishem i Gruevskit qe shteti tu mbetet vetem maqedonasve etnike. Me cka shqiptaret e ketushem nuk do kene nevoje as te protestojne e as te votojne per partite e veta ngaqe ne emblemat e tyre nuk do lexojne asgje tjeter perpos pyetjes Valle nuk patem forca te duhura qe te themelonim nje parti e cila do dinte te harmonizonte interesat e popullit te vet me ato te shtetit qe do e dinte se qe te behesh sundues me pare duhet te kesh shtet se ai qe nuk e njeh e nuk di si ta perdore forcen e vet i ngjan luanit te lodhur te cilit minjte ia hane mustaqet. Ku ta dish mbase shqiptaret e Maqedonise do duhet me pare te shohin me syte e vet ate qe e pohon Ali Ahmeti lidhur me ata qe publikojne dosjet per te e shoket e tij e kur vetveten e krahason me qendrueshmeri shkembore - se mali nuk rrezohet nga birat e minjve. Pra te shohin se mali me te vertet nuk bie nga gerryerjet e minjve por vrimat e minjve mbeten. Dhe nese ato vrima minjsh nuk i mbyll me kohe e ashtu sic duhet neper to fillon te rrjedhe uje nga dita ne dite ato zgjerohen behen gropa te thella ku shumohen gjarperinjte e bejne gosti ujqit me cka mali behet i rrezikshem e i paperdorshem per ata qe shpresojne se ne ditet e nxehta ai do tu beje fllad e gjate dimrit te ftohte do ti furnizoje me dru.