Wikileaks i fut te dridhurat Departamentit te Shtetit
Pas Pentagonit tashme duket se eshte radha e Departamentit Amerikan te Shtetit per te pasur friken nga publikimi i ardhshem i materialeve diplomatike ne sajtin Wikileaks.
Permes nje komunikate te publikuar dy dite me pare Departamenti i drejtuar nga Hillary Clinton zyrtarizoi zerat qe qarkullonin prej disa ditesh nga sajti i siperpermendur ne lidhje me publikimin e 3 milione dosjeve diplomatike. Sipas njoftimit te Departamentit behet fjale per dosje qe kane dale nga zyrat e tij. Publikimi voluminoz ka shume gjasa qe te behet fundjaven e ardhshme. Behet fjale per komunikime mes Departamentit te Shtetit dhe ambasadave amerikane ne bote. Nuk eshte ende e qarte nese ne kete rrjedhje te informacionit perfshihen te gjitha selite diplomatike te Shteteve te Bashkuara ne bote apo vetem disa prej tyre. Ajo qe dihet eshte se kete here alarmi ne rangjet e larta te diplomacise amerikane eshte shume i larte. Publikimi i dosjeve do te krijoje tensione te medha ne marredheniet me diplomatet tane dhe aleatet e miq qe kemi ne bote. Jemi duke marre masa per skenarin me te keq te mundshem shpjegoi ne Uashington Philip Crowley zedhenesi i Departamentit te Shtetit duke nenvizuar se dokumentet do te perfshijne nje game te gjere ceshtjesh dhe vendesh. Jemi ne kontakt te vazhdueshem me selite tona ne bote qe kane nisur te informojne qeverite per mundesine e publikimeve.
Ambasada amerikane ne Rome dje ka preferuar qe te mos beje asnje koment per mundesine e publikimit te ketyre dokumenteve dhe mbi te gjitha mbi mundesine e publikimit te disa komunikimeve me qeverine italiane. Nderkaq ne internet kane nisur qe te rrjedhin informacionet e para ne lidhje me publikimet e ardhshme te Wikileaks. Disa jave me pare themeluesi i sajtit Julian Assange kishte paralajmeruar publikimin e ardhshem te dokumenteve qe kishin te benin me Kinen dhe Rusine por sipas gazetes Al Hayat dosjet kane materiale qe pritet te perbejne nje sulm shume te forte ndaj Turqise qe sipas administrates se Obama-s eshte fajtore per mundesimin e kalimit permes kufirit te saj te bombave pistoletave dhe municioneve me destinacion militanteve ne Irak. Ne dokumentet e Wikileaks thuhet se ka prova te qarta edhe per nje mbeshtetje qe amerikanet u kane dhene luftetareve te Partise Punetore te Kurdistanit. Ankaraja dhe Uashingtoni zyrtarisht i konsiderojne anetaret e partise si terroriste. Amerikanet duket se mund ti kene mbeshtetur per te krijuar nje force per te kundershtuar kalimin e njerezve dhe mjeteve drejt Irakut permes Kurdistanit si nga ana irakiane ashtu edhe nga ajo turke. Megjithate ceshtja nuk eshte fort e qarte. Nuk eshte gjithashtu e qarte se cilat mund te jene informacionet per temen delikate te futjes se Turqise ne Bashkimin Europian qe zyrtarisht eshte mbeshtetur nga Uashingtoni.
Por cfaredo informacioni qe te permbajne keto dosje nje gje eshte e qarte pavaresisht urdhrit nderkombetar te arrestit te leshuar nga nje gjykate suedeze ndaj themeluesit te sajtit Assange ky sajt po shnderrohet serish protagonist i ceshtjeve te medha.
Duket se bashkepunetoret e Julian jane me te vendosur se kurre qe te vazhdojne punen e nisur pra misionin e Wikileaks per te perhapur te verteten dhe per te nxjerre ne driten e diellit pazaret dhe te pathenat e qeverive dhe lufterave te medha. Motoja e Wikileaks eshte pikerisht ajo e sjelljes ne vemendje te njerezve te lajmeve dhe informacioneve te rendesishme. Dhe kete pune njerezit e ketij sajti shume te guximshem e bejne duke u perqendruar ne informacione te verteta dhe permes nje pune serioze. Ne punojme jashtezakonisht me seriozitet dhe pergjegjesi dhe pasi te bejme punen tone do te merremi edhe me budallalleqet ka deklaruar ne nje interviste te fundit nje bashkepunetor i Assange i cili me termin budallalleqe nenkupton akuzat qe i jane bere Assange per perdhunim. Per Assange dhe per te gjithe grupin e Wikileaks ato kane qellim te vetem qe ti nxjerrin probleme liderit dhe ti prishin imazhin cka per hir te se vertetes nuk ka ndodhur aspak. Publikimi i ardhshem i kesaj sasie jashtezakonisht te madhe te dosjeve do te behet permes modaliteteve qe kane bere edhe publikimet e meparshme pra ato ne lidhje me luften ne Afganistan dhe ne Irak. Wikileaks ka perzgjedhur disa media shume serioze dhe te guximshme boterore te cilat pasi te kene materialin do te botojne nje perzgjedhje te pjeseve te tij me domethenese dhe me vlere. Dhe pas kesaj te gjithe do te jene ne pritje te stuhise qe nuk do te vonojehellip