E Shtunë, 31 Tetor 2026

Favorizon Spanjën e Brazilin

Luis van Gaal është i sigurt. Për ta ngritur kupën në Botërorin e Afrikës së Jugut do të përkujdesen Spanja ose Brazili. Trajneri holandez i Bayern Munchen e ka dhënë prognozën e tij për Botëror për tabloidin gjerman Bild.

“Do të jenë tetë futbollistë të Bayernit në Botëror, por asnjëri nga ta nuk do të kthehet si kampion i botës. Kupa do të shkojë në Brazil ose Spanjë. Aty luajnë lojtarët më të mirë, më zbavitës dhe më shumë konkretë”, ka thënë Van Gaal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›