Kontroll antidoping për Spanjën

Tetë futbollistë të Kombëtares spanjolle, që aktualisht gjenden në qendrën sportive “Las Rozas”, për t’u përgatitur për kampionatin Botëror Afrika e Jugut 2010, u është dashtë që befasisht t’i nënshtrohen një testi të antidopingut, të kërkuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).
Kombëtarja e selektorit Vincente Del Bosque, kampione e Evropës në fuqi, bën pjesë në Grupin H të Botërorit, bashkë me Zvicrën, Hondurasin dhe Kilin.
Kombëtarja e selektorit Vincente Del Bosque, kampione e Evropës në fuqi, bën pjesë në Grupin H të Botërorit, bashkë me Zvicrën, Hondurasin dhe Kilin.