E Diel, 1 Nëntor 2026

Favorizuan ndërtime të paligjshme, detyrim paraqitje për një polic dhe 3 punonjës të IMT në Shkodër

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (rajoni Shkodër – Lezhë) ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Masat u ekzekutuan ndaj: A.D., me detyrë nënspecialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës; Q.LL., me detyrë inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës; J.H., me detyrë inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës; M.L. me detyrë përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

Caktimi i masave të sigurisë vjen pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.

AMP njoftoi se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›