E Diel, 1 Nëntor 2026

Himara dhe ujerat greket takim te Berisha

Qeveria greke i percjell zyrtarisht kryeministrit Sali Berisha shqetesimin per vrasjen e Himares dhe ate per marreveshjen e ujrave territoriale mes dy vendeve. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise ambasadori Yannis-Alexios Zepos ka percjelle keto shqetesime ne nje takim me kryeminsitrin Berisha ne Tirane Sipas njoftimit nga zyra e shtypit e kryeministrit funksionari grek i beri te njohur kryeministrit Berisha shqetesimin qe ka shkaktuar ne rrethet politike greke ngjarja tragjike e vrasjes se te riut Aristotel Guma si nje akt individesh te frymezuar nga ndjenja nacionaliste.

Zoti Berisha e cilesoi aktin barbar dhe rikonfirmoi qendrimin e qeverise per arritjen ne Shqiperi te standardeve me te larta te mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe minoriteteve.Ai ka garantuar se akte te izoluara nuk perfaqesojne ndjenjat e miqesise dhe te vleresimit qe qytetaret shqiptare kombi shqiptar ruan ndaj popullit fqinj grek dhe ndaj kontributit dhe ndihmes qe Greqia i ka dhene Shqiperise ne vazhdimesi. Ambasadori Zepos ka percjelle si nje shqetesim te qeverise greke edhe marreveshjen e ujerave territoriale mes dy vendeve e cila ka mbetur pezull pas u rrezimit nga gjykata kushtetuese.

Ai ka thene se pala greke shpreson qe edhe per kete ceshtje te arrihet ne nje zgjidhje sa me te shpejte duke e vleresuar marreveshjen shume te mire e rigoroze.Per marrveshjen me Greqine eshte folur se do te rinegociohet por asgje nuk dihet nese ka patur hapa konkret ne kete drejtim. Zyrtari greg ne qendrimin e tij ne tirane u takau edhe me ministrin e jashtem edmond haxhinasto ku eshte folu per forcimin e bashkepunimit mes dye vendeve.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›