E Diel, 1 Nëntor 2026

PS- PD akuza te ndersjellta dhe ne fundjave

Perfaqesuesit e PS-se dhe te PD-se kane vazhduar serine e akuzave te ndersjella per afera korruptive.

Kuvendi i Shqiperise votoi seancen e kaluar dy nisma te rendesishme mbi te drejten e prones ligjin per mbrojtjen e prones se ndershme te shqiptareve dhe ligjin per mbrojtjen e investitoreve. Morali i Edi Rames eshte bashkepunimi i ngushte me Tan Lepurin. Per gjetjen e pronareve me dokumente te falsifikuara dhe per kryerjen me ta te transaksioneve tashme te njohura me 20 per qindeshin. Edi Rama ndermjet Tan Leprit jane te vendosur te shtrengojne deri ne nevoje ekstreme investitoret te paguajne 100 milione euro per te mbrojtur pasurine nga demtimi i rende dhe rreziku qe i kanoset atyre deklaroi Enkelejd Alibeja deputet i PD.

Lepuri i radhes doli nga oborri i pushtetit per te vjedhur karroten e Sali Babes. Ky ishte Enkelejd Alibeaj juristi qe gatoi Gerdecin dhe qe po e fal drejtesia tha Arben Cuko deputet i PS.

Perse ndryshuan me vendimin qeverie nga shkurti ne nentor cmimet e trojeve perballe Ekspozites ne krah te Ekspozites dhe pas Ekspozites dhe tek Ekspozita mbeti i pandryshuar Cfare e bente te vecante truallin tek Ekspozita qe te jete 3 here me i lire se ne zonat perreth Kesaj pyetjeje nuk iu pergjigj Sali Berisha. Sepse ai truall nuk eshte blere nga pronaret por nga pushtetaret u shpreh Eduard Shalesi deputet i PS-se.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›