Olldashi: Rruga Durrës-Kukës përfundon brenda afateve
Rruga që do të afrojë më shumë Shqipërinë me Kosovën, do të përfundojë brenda vitit 2009, ashtu sikundër është premtuar nga autoritetet qeverisëse. Ka qenë vetë ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, që ka garantuar dje përfundimin brenda afateve të parashikuara të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Në më pak se një vit kjo rrugë do të jetë funksionale dhe largësia mes dy shteteve me popuj të njëjtë do të jetë vetëm dy orë. Ecuria e punimeve në këtë rrugë duket se garanton përfundimin e punimeve në kohën e duhur. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, inspektoi dje punimet në segmentin e rrugës Rrëshen–Kalimash. Në këtë inspektim ai shoqërohej nga një grup prej 50 të rinjsh të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Segmenti Rrëshen–Kalimash po ndërtohet nga kompania Bechtel-Enka, e cila po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës, 60 km. Puna vazhdon në të 27 urat. 8 ura kanë përfunduar dhe ato tashmë përdoren nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun. Janë ndërtuar bazamentet dhe këmbët mbajtëse edhe për 15 ura të tjera. Në 23 shtator ka filluar vendosja e trarëve në urën më të lartë në këtë aks, 80 metra, e cila planifikohet të mbarojë në fund të muajit. Deri tani nga 2 impiante prodhimi janë prodhuar 419 trarë. 234 prej tyre tashmë janë instaluar.
Në fund të muajit shtator ka përfunduar asfaltimi në një seksion provë, në afërsi të portalit verior të tunelit. Mbas testeve të nevojshme të kryera, BEJV do të vazhdojë asfaltimin në seksionin 3 (nga portali verior i tunelit deri në Kalimash) të projektit.
Në të njëjtën kohë, BEJV po punon njëkohësisht në të dy tunelet – në të dy hyrjet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar në të dy galeritë e tunelit është 7.4 km (68%) deri më datë 15 tetor 22, 2008. Për të arritur një progres të tillë punimesh po përdoren rreth 1300 makineri të tipeve të ndryshme. Në pajisjet e mëdha përfshihen dy nyje asfalti (një në Klos dhe një në Kukës), 5 sonda për të hapur tunelet, dy lançera për trarët e urave, 2 impiante të prodhimit të trarëve të paranderur të urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinça të lartësive dhe peshave të mëdha, 380 kamionë, 92 ekskavatorë. Aktualisht, janë 3.700 punëtorë që punojnë në projekt.
Rruga do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km (105 milje) për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis portit të Adriatikut në Durrës pranë Tiranës, dhe Morinës në kufi me Kosovën.
Rruga e re është shume e rëndësishme për Shqipërinë sepse shume turistë që vizitojnë vendin, janë nga Kosova ose Maqedonia. Qeveria pret një rrugë më të shkurtër për të nxitur ekonominë dhe për përmirësimin e hyrjes drejt Durrësit, e cila është 35 km (20 milje) nga Tirana, duke sjellë të ardhura dhe turistë të mërguar drejt zonave veriore e lindore të Shqipërisë.