E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fazlliç”, Braçe: Prokuroria të thellojë hetimet

Partia Socialiste ka risjellë në vëmendje çështjen “Fazlliç”, duke kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të mos ndërpresë hetimet për biznesmenin dhe kompanitë nëm pronësi të tij. 

TIRANE- Nënkryetari i grupit kuvendor socialist Erion Braçe, kërkoi sot nga Prokuroria e Përgjithshme të vijojë hetimet për biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç.
Braçe i është referuar dokumentave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, sipas të cilave Erion Isufi, kunati i ministrit të Jashtëm Lulzim Basha ka administruar dy kompani që biznesmeni serbo-boshnjak Fazlliç kishte deklaruar se i ka shitur.
“Bëhet fjalë për dy kompanitë ku Isufi figuron administrator në momentin e regjistrimit të tyre në Gjykatë. Sërishtë figuron si i tillë edhe pas dy muajsh kur ato kompani i janë shitur 50 për qind. Figuron administrator edhe pas shtijes së këtyre kompanive” tha Braçe.
Sipas Braçes, ajo që duhet të japë përgjigje lidhur me këtë aferë është edhe vajza e kryeministrit Berisha, e cila e ka deklaruar Fazlliç si klient në studion ligjore të saj.
“Do doja të merrnim shpjegimin e saj nëse ka ofruar shërbimin ligjorë në këto dy shtije të kompanive të tjera të shtetasit serbo boshnjak Damir Fazlliç”, përfundojë Braçe në fjalën e tij
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›