E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, serish per Fazllic

Partia Socialiste ka ashpersuar akuzat ndaj asaj qe nenkryetari i grupit parlamentar Erjon Brace e quajti kapje te shtetit nga biznesmeni boshnjak, Damir Fazllic. 

Zoti Brace u fokusua tek aktiviteti i dy firmave te tjera te drejtuara nga Fazllic dhe administruara nga nje i aferm i ministrit te Jashtem Lulezim Basha, SRS Development dhe Virtu Acuizition.

Nenkryetari i grupit parlamentar socialist theksoi se keto dy firma pa asnje aktivitet jane themeluar dhe shitur ne te njejten date dhe gjate te gjithe aktivitetit Erjon Isufi ka qene ne postin e administratorit.

Sipas Braces faktet per shitje fiktive dhe pastrim parash ne shkelje te ligjeve te shtetit shqipetar jane te qarta.

“Cdo specialist do ta kishte gjykuar si kriminale nderhyrjen, presionin dhe dhunen e kryeministrit Sali Berisha ndaj prokurorise me qellim heqjen e bllokimit per gjurmimin e ligjshem te veprimeve financiare dhe kontabel ne llogarite e shtetasit Erjon Isufi.

Presion qe eshte sot maksimal dhe po kaq kriminal dhe i dhunshem eshte çlirimi nga ky gjurmim i ligjshem per veprimet financiare qofte edhe kontabel ne te njejtat kompani te shtetasit Damir Fazlliç”, u shpreh Brace.

Nenkryetari i grupit kuvendor, ne emer te Partise Socialiste i shprehu mbeshtetje te plote Prokurorise se Pergjithshme per t’i shkuar deri ne fund ketij skandali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›