"Kumbaro", mblidhet gjykata e Londres

Gjykata e Londres pritet te mblidhet per te vendosur lidhur me ceshtjen e identitetit te Ilir Kumbaros, ish oficerit te SHIK-ut, te shumekerkuar nga Interpol Tirana per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
Kumbaro rezulton me dokumenta ceke dhe prej tyre ka perfituar edhe azil politik ne Angli, por gjykata do te vendose lidhur me vertetesine e tyre dhe kerkesen per ekstradim te Kumbaros.
Pritet qe gjykata duhet te jape verdiktin nese personi i arrestuar eshte Ilir Kumbaro.
Personi i arrestuar ka pohuar deri me tani se eshte nje shtetas cek.
Ne banesen e shtetasit te arrestuar jane gjetur nje sere dokumentash te falsifikuara. Keto dokumenta dhe te tjera te derguara nga Tirana do paraqiten si argumenta per te vertetuar se personi i arrestuar eshte Ilir Kumbaro.