E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Tirana, kryeqytet me zhvillim te madh

Kryetari i bashkise, Edi Rama, ne konferencen e 12-te me unionin e kryeqyteteve te Europes Qendrore dhe Jugore, ka theksuar se kryeqyteti i shqiptareve do te kete nje zhvillim edhe me te madh ne infrastrukture dhe do te kthehet ne nje pike referimi per gjithe shqiptaret.

"Askush nder ata qe jane shumica derrmuese e te gjithe popujve te rajonit nuk parasheh te ardhme tjeter vec bashkejeteses pa kufij, pa paragjykime te ideve te se ardhmes se perbashket", u shpreh Rama.

Permes pamjeve te ndryshme nga kryeqyteti, Rama ka prezantuar ndryshimet thelbesore qe ka pesuar Tirana gjate ketyre viteve.

Ne kete konference eshte diskutuar edhe mbi planin rregulles te kryeqytetit dhe investimet ne sherbimet publike qe po behen nga bashkia.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›